Shqipëria kontribuoi në evakuimin e 57 sportistëve nga Afganistani, presidenti i FIFA-s falendron kryeministrin Edi Rama

Shqipëria kontribuoi në evakuimin e 57 sportistëve nga Afganistani, presidenti i FIFA-s falendron kryeministrin Edi Rama

Kryeministri Edi Rama

Organizmi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh nga bota për evakuimin e emigrantëve nga Afganistani, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.

Në valën e dytë të tërheqjes, janë larguar nga vendi që është në 'luftë' 57 sportistë, pjesë e një skuadre futbolli dhe basketbolli nga vendi afganë, të cilëve u është rrezikuar jeta në atdheun e tyre. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, FIFA ka falënderuar ata që kanë bërë të mundur që gjatë ditës së djeshme të largoheshin nga Afganistani një tjetër grup personash të sportit, kryesisht gra dhe fëmijë. 

Drejtuesit e FIFA-s kanë punuar nga afër me Katarin për përpjekjet e evakuimit të sportistëve që nga muaji gusht dhe Shqipëria i është shtuar bashkëpunimit më së fundmi. 

"Ne do të dëshironim të shprehnim falënderimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me misionin humanitar dhe për asistencën e tyre në zhvendosjen në siguri të këtyre pjesëtarëve të komuniteti të futbollit në situatat më të vështira”. FIFA do të vazhdojë të punojë për evakuimin e anëtarëve të tjerë të familjes së sportit”,  është shprehur Infantino.

Australia ka qenë shteti që ka evakuuar më shumë se 50 atletë afgane, ndërsa disa lojtarë nga skuadra kombëtare e futbollit të femrave të Afganistanit morën azil në Portugali. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozi Kuqezi: 23/10/2021 14:55

    Per kete nder qe i beme FIFA ti anulloje gjoben FSHF per ndeshjen Shqiperi-Poloni

    Përgjigju
  • Anila: 21/10/2021 20:32

    Po ky plehra kujt i mori leje qe po sjell mbeturinat e botes ne shtepine tone?

    Përgjigju
    • Mandati: 22/10/2021 13:45

      Vetëm ta votojne se ky asnje pune nuk ka për të ber vetëm agjenden e atyre që e kanë vendos aty! Rama dhe humbes Basha jane anti kombetar ! Cdo eksperiment cdo llum nga gjithë bota bëhen në shqiperi ! Mjer neve që na mashtroj ky!

  • Elis: 21/10/2021 19:48

    E kane gjetur kete psikopatin megalloman qe po na kthen ne koshin e botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit