57 të burgosur mbetën të vrarë gjatë shpërthimit në 4 burgjet e Brazilit

57 të burgosur mbetën të vrarë gjatë shpërthimit në 4 burgjet e Brazilit

57 të burgosur kanë vdekur në trazirat në katër burgje në Brazilin perëndimor, thanë autoritetet.

Sipas zyrtarëve, 15 të burgosur u gjetën të vdekur të dielën dhe 42 të hënën në qytetin e Manaus, kryeqytetin e shtetit të Amazonas. Shumë dukeshin se ishin asfiksuar.

Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike tha se do të dërgonte një task forcë në rajon, ndërsa sekretari i burgut shtetëror njoftoi gjithashtu një hetim.

Brazili u trondit nga një varg i trazirave të burgjeve në fillim të vitit 2017, ku pothuajse 100 të burgosur humbën jetën. Këto trazira nxitën thirrje për qeverinë federale për të trajtuar atë që analistët e përshkruan si dështime sistemike në sistemin e burgjeve braziliane.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro