Presidenti nxit idenë e bashkimit si gjënë më të rëndësishme për interesin e Kombit. Meta nuk la pa përmendur edhe fuqinë që ka trashëgimia për të tërhequr turizmin dhe vlerat e mëdha që kultura promovon.
Fjala e Metës
"Mesazhi që jep kjo Besëlidhje është bashkimi në interes të Kombit. Të gjithë shqiptaret duhet të bashkohemi për të forcuar pozitën e Shqipërisë në rajon dhe në botë. Kontributi i Skenderbeut është i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të ndjekim rrugën e tij për të ecur përpara si një komb dinjitoz dhe evropian.
Lezha është një qytet i cili në vazhdimësi pret jo vetëm autoritete nga të gjitha trevat, jo vetëm organizon ngjarje kulturore por edhe turistë pasi duhet shfrytëzohet edhe kjo ngjarje historike për të promovuar trashëgiminë.
Lavdi për jetë, Skenderbeut!"
d.gj/ Shqiptarja.com












