Ulen lehtë shifrat! 580 raste dhe 11 humbje jete nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm

TIRANË- Kjo e premte ka shënuar ulje të rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Nga 2615 testime kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë,185 prej tyre në Tiranë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin 11 qytetarë.

"Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 59-82 vjeç", njofton Ministria.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 janë të intubuar. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i pandemisë.

"Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftim.

Nga data 1 nëntor-13 dhjetor janë pezulluar 16 institucione arsimore në të gjithë vendin ku futen institucione të arsimit shkollor dhe parashkollor. Vendimet për pezullimin e përkohshëm është bërë pasi kane qenë pjesë e hetimit epidemiologjik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve ditore
185 raste në Tiranë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Lezhë, 23 raste në Shkodër dhe Elbasan, 21 raste në Fier dhe Sarandë, 20 raste në Durrës, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Kukës, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Berat, 13 raste në Dibër, 11 raste në Korçë, 10 raste në Kavajë, Tepelenë, Skrapar, 9 raste në Mirditë dhe Kuçovë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Kamëz, Divjakë, 6 raste në Devoll, Mallakastër, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Pogradec, 5 raste në Krujë, Gramsh dhe Vorë, 4 raste në Bulqizë, 3 raste në Has dhe Peqin, 2 raste në Pukë, Belsh, Kolonjë, Klos, 1 rast në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Shijak, Maliq.

COVID-19 – Statistika (18 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 580
Të shëruar në 24 orë 528
Të shtruar në spitale 382
Humbje jete në 24 orë   11
Testime ditore 2615

Testime totale  234.512
Raste pozitive 52.004
Raste të shëruara 27.426
Raste Aktive 23.512
Humbje jete 1066

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12646
Fier 1729
Durrës  1366
Shkodër 1249
Vlorë 1138
Korçë 1080
Elbasan 986
Berat  948
Lezhë  934
Gjirokastër  549
Kukës 477
Dibër  410

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
9 raste të reja me COVID në Berat, të infektuarit në disa institucione

Në 24 orët e fundit në Berat janë shënuar 9 raste të reja me COVID-19.  Virusi ka 'prekur' disa institucione mes të cilëve  bashkia e Beratit, Kadastra, mësues dhe infermierë.

Konkretisht të infektuarit janë :  një te Shërbimi i Provës, një në Bashkinë Berat, një te Kadastra Berat, një mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bilçë, një infermier në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat, një te zjarrfikësja Kuçovë, një avokat , një polic dhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë.

Të gjithë të prekurit me COVID-19 janë karantinuar pranë banesave të tyre dhe janë në gjendje të stabilizuar.

Ora 13:23
Artistja Justina Aliaj fiton betejën me COVID-19: Ju më dhatë kurajo për me luftu

Artistja e madhe shqiptare Justina Aliaj ditën e sotme i është drejtuar me një mesazh të ngrohtë dhe falënderues miqve të saj, pasi ajo mposhti me sukses betejën me COVID-19.

Ajo përmes mesazhit jep lajmin e mirë të shërimit të saj nga koronavirusi duke falënderuar të gjithë njerëzit që e mbështetën në këtë betejë me virusin “Ju më dhatë kurajë për me luftu” shtoi ajo.

“Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse”, është shprehur ajo në fund të shkrimit.

Mesazhi i plotë:
Gjithë respektin për ju!!!
Miqtë e mi të shtrenjtë, nga zemra uroj të jeni mirë me shëndet! Më lejoni t’ju shpreh gjithë çfarë kam në zemër për ju…

Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!!
Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!!
Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë. Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën. Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.
Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot!
GEZUAR ky Vit i Ri 2021!
Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote! Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!
Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë!
E juaja, Justina Aliaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja