Çifti Kalaj jeton në qiell të hapur për shkak të pamundësisë për të siguruar një strehë.
58-vjeçari Kalo Kalaj banor i fshatit Dragot në Tepelenë është i paaftë për punë ndaj trajtohet me pension invaliditeti prej 7 mijë lekësh në muaj.
Jeton në këtë ngrehinë, me katër mure pa çati mbi krye. Kishte nisur ta ndërtonte shtëpinë e re para disa vitesh, por një aksident rrugor i ndërpreu ëndrrën për të punuar e gëzuar një shtëpi të re.
“Jam invalid, kam protezë në këmbë. Skam të ardhura. 7 mijë lek marr KEMP. Jetoj në qiell të hapur! Kam pasur shtëpi të vjetër dhe është shembur nga koha dhe nuk kemi më mundësi t'i ndërtojmë me 7 mijë lek.’- thotë ai.
Kalo me bashkëshorten flenë në dysheme, ndërsa me bukë i mbajnë të afërmit. 58-vjecari ka pësuar aksident para tre viteve, duke mbetur sakat. Edhe e shoqja është e papunë. Të ardhurat e kësaj familje janë 10 mijë lek në muaj, 7 mijë pension invaliditeti dhe 3 mijë asistencë sociale.
“Edhe me bukë më mbajnë shoqëria e miqësia. Edhe gruaja është pa punë... me 7 mijë lekë të pensionit tim jetojmë të dy. Ne bukë thatë hamë, me të falur. Edhe për Vit të Ri dy kofsha pule. Ç’na ka dhënë shoqëria jo se kemi mundësi të blejmë”.- thotë ai.
Një copë llamarine e mbron nga shiu, ndërsa plastmaset për t’u mbrojtur nga era pasi fshati Dragot ndodhet nën rrymën e Grykës së Këlcyrës.
Çfarë kërkon?
'Shtëpi kërkoj se me 7 mijë lek nuk kam ça bëj. Ça shteti kemi ne? Po të isha i saktë, nuk i doja ato lek, por jam sakat. Kërkoj një strehe dhe një pension invaliditeti më të lartë. Në prill duhet të shkoj tek KEMPI EPROR në Tiranë për të bërë dokumentet. Më shkojnë 1 milionë e gjysmë lek për të bërë dokumentet e për ta marrë përsëri në prill se mund të ma heqin dhe atë.'- tha ai.
Edhe pse ka kërkuar ndihmë, bashkia e Tepelenës nuk i ka siguruar banesë, por vetëm asistencën. Përmes Report TV invalidi Kalo Kalaj apelon për ndihmë.
“Shteti të vërë dorën në zemër se jemi njerëz!”.- u shpreh ai.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
19 Nëntor, 17:10
-
Trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë, në pranga shefi i krimeve në Gjirokastër e 4 të tjerë! VIDEO kur efektivi arratiset me vrap (EMRAT)
18 Nëntor, 20:31
-
Gjirokastër/ Arrestohet 32 vjeçari, u kallëzua nga një 14 vjeçare se kreu marrëdhënie me dhunë ndaj saj
15 Nëntor, 15:20
-
Tepelenë, do shisnin 30 kg kanabis dhe një kallashnikov, 4 të arrestuar! Në pranga babë e bir që transportonin thasët me kanabis në makinë (EMRAT)
15 Nëntor, 09:14
-
Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim (VIDEO)
14 Nëntor, 13:21
-
Arrestimi i policit Albano Rustemi, burime: Merrte shuma të mëdha parash për dekonspirimin e operacioneve! Organizator i shpërndarjes së kanabisit
12 Nëntor, 13:45
-
Ora, veshjet e diploma, ekspozohen sendet personale të Musine Kokalarit! Bibika rrëfen amanetin e disidentes
12 Nëntor, 12:47
-
Gjirokastër/ Zhvati 42 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, 'Porosia' prangos 27-vjeçarin! Katër muaj hetime, i gjendet dhe armë
9 Nëntor, 12:45