5-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta ceremoni në Presidencë: Lufta ndaj varfërisë duhet të jetë një mision dhe prioritet i çdo qeverisje apo politike
Gjate avktivitetit ne Presidence
TIRANË-Me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, në Presidencë u zhvillua një aktivitet përkujtimor. Të pranishëm ishin udhëheqës të komuniteteve fetare në vendin tonë, ambasadorët e Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, motrat e Urdhrit të Nënë Terezës, studiues, historianë, diplomatë dhe artistë të pranishëm.
Në fjalën e tij Meta tha se pesë vjetori i kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë e shënuar për mbarë njerëzimin dhe për kombin tonë. Sipas tij Nënë Tereza është dhe do mbetet gjithmonë një shembull i jashtëzakonshëm i misionit të bamirësisë, simbol i nënës dhe i motrës shqiptare, dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj të vuajturve dhe atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.
"Lufta ndaj varfërisë dhe vuajtjes së njerëzve të thjeshtë, dhe beteja për sigurimin e një kujdesi sa më të mirë jetik dhe shëndetësor, duhet të jetë një mision dhe prioritet i çdo qeverisje apo politike. Shën Nënë Tereza na tregoi se çdo gjë është e mundur kur përulesh me dashuri dhe respekt para dinjitetit njerëzor. Ajo ishte një grua me shtat e fytyrë të imtë, por me një forcë, besim dhe dashuri të madhe, duke prekur zemrën e mbarë botës", tha Meta.
Me rastin e kësaj ditë të shënuar, Meta nderoi me dekoratën ‘Nënë Tereza’ një intelektuali dhe personaliteti të shquar të letrave shqipe, profesorit Anton Nikë Berisha. Prof. Berisha ka publikuar një sërë shkrimesh dhe botimesh mbi jetën dhe shërbesën e Shenjtores sonë, Nënë Tereza.
Gjatë veprimtarisë, të pranishmit ndoqën një dokumentar mbi Shën Terezën e Kalkutës, fjalimet e ambasadorëve Avni Spahiu dhe Dashnor Dervishi, recitime me thëniet e bamirëses shqiptare nga aktoret e mirënjohura Roza Anagnosti dhe Rozi Kostani si dhe vizituan stendat me libra të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00