6 korrik, festohet në të gjithë botën “Dita Botërore e Puthjeve”

6 korrik, festohet në të gjithë botën “Dita Botërore e Puthjeve”

Dita Botërore e Puthjeve është një festë me origjinë angleze dhe që është përhapur me kalimin e viteve në çdo cep të tokës dhe që sot festohet kryesisht në mediat sociale.

Puthja është diçka që mbetet brenda jush. Ne të gjithë e kujtojmë personin e parë që kemi puthur apo puthjen e parë që na ka rrëmbyer partneri.

Puthja është një xhest dashurie, plot emocion, diçka private që vetëm dy njerëz që janë të lidhur ngushtë mund të shkëmbejnë, një gjest, që sipas agjencisë Ansa, ka aspekte të dobishme dhe të shëndetshme, si për sa i përket marrëdhënies së çiftit, por edhe për trupin.

Mjafton të thuhet se me një puthje të pasionuar që zgjat 10 sekonda, ne shkëmbejmë rreth 80 milionë baktere me partnerin tonë, shkëmbim që përforcon mbrojtjen tonë imune.

Për më tepër, puthjet mund të jenë shumë të dobishme për të lejuar kalimin e ankthit, duke reduktuar kështu nivelet e stresit, pasi që kortizoli, pikërisht hormoni i stresit, zvogëlohet, ndërsa rrit serotonin, i ashtuquajturi hormon i mirë i humorit.

Kushdo që mendon se puthja është një gjest i thjeshtë për trupin tonë, gabohet.

Mjafton të thuhet se 146 muskuj janë të nevojshëm për të puthur një person tjetër, nga të cilët 112 janë postural dhe 34 të fytyrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë