
Shqipëria është prekur nga 6 lëkundje tërmeti. I pari dhe më i forti ka qenë në orën 16:04 minuta, me magnitudë 5.8. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.
Pas 30 minutash, në orën 16:45 dhe 16:48 janë regjistruar lëkundja e 3-të dhe e 4-të me magnitudë 3 dhe 3.2 me epiqendër sërish në detin Adriatik. Në 17:54 është regjistruar lëkundja më e fundit me epiqendër pranë Gërdecit dhe Marqinetës me magnitudë 3.4.
Lajmi kryesor:
Shqipëria shkundet nga tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në 30 vitet e fundit! Tjetër lëkundje e fortë në mesnatë (VIDEO)








