6 milion dollarë dhurata për kandidatët
e Oscar...si të mos kishin mjaftueshëm

6 milion dollarë dhurata për kandidatët<br />e Oscar...si të mos kishin mjaftueshëm
Në përfundim të Oscars, 25 të nominuarit në aktrim dhe regjizurë do të marin një çantë të madhe të mbushur me dhurata, që me siguri do t’u shijojë më shumë sesa çmimi.

Dhuratat mundësohen nga kompania Distinctive Assets dhe të mirat materiale në brendësi shkojnë deri në 230,000 dollarë, që do të thotë se kostoja totale e të gjitha çantave me dhurata shkon afërsisht në 6 milion dollarë, shpenzim ky jo dhe aq i vogël, duke marrë parasysh se VIP-at pjesëmarrës mund t’i përballojnë fare mirë me fitimet e tyre.

Të gjitha sendet dhurohen falas nga kompani të ndryshme si strategji marketingu, që supozohet t’i gjenerojë më shumë të ardhura. Dhurata më e shtrenjtë është një udhëtim 10-ditor drejt Izraelit me vlerë mbi 60,000 dollarë, që pasohet nga një tur 15-ditor rreth Japonisë me vlerë 50,000 dollarë.

Nga qiramarrja për një vit e makinave tip Audi të çdo lloji me vlerë 50,000 dollarë dhe rezerva pafund të kremrave për kujdesin e fytyrës të markës Lizora me vlerë 35,000 dollarë, ka një larmi dhuratash për të argëtuar yjet.

Për të gjitha femrat artiste, një vibrator “Fiera Arouser of Her” me vlerë 250 dollarë, do të jetë brenda çantës speciale të dhuratave, gjithashtu edhe një trajtim ‘vampir’ për ngritjen dhe tonifikimin e gjoksit, që kushton rreth 2,300 dollarë. Edicioni i 88-të i Academy Aëards do të organizohet në teatrin Dolby në Hollyëood më 28 shkurt.
oscars
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'