6-mujori, borxhi publik arriti 62.4%
Plafikimi qeveritar ishte 62.6%

6-mujori, borxhi publik arriti 62.4%<br />Plafikimi qeveritar ishte 62.6%
TIRANE- Borxhi publik është rritur në 62.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, bënë të ditur dje burime zyrtare të ministrisë së Financave. Rritja është e lartë, duke pasur parasysh që plani i këtij dikasteri ishte që niveli i tij do të arrinte në 62.6% të PBB-së vetëm në fund të vitit dhe, për më tepër, duke planifikuar një rritje ekonomike vjetore prej 3%. Ndërkohë, për tremujorin e parë të vitit, rritja ekonomike ishte vetëm 1.7%.

Ky rezultat ishtë i pritshëm, duke patur parasysh faktin që situata e deficitit buxhetor sa vjen e bëhet më shqetësuese, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave dhe rritjes së lartë të shpenzimeve në pjesën e parë të vitit. Në pesë muajt e parë të 2013-s, të ardhurat totale ranë me 0.2% me bazë vjetore, ndërkohë që të ardhurat nga taksat zbritën me 2.7%. Të ardhurat e kombinuara nga taksat indirekte ranë me 5.2% me bazë vjetore, ku TVSH, të ardhurat nga doganat dhe taksa e akcizës regjistruan të gjitha tkurrje të rëndësishme, duke reflektuar kërkesën e brishtë të brendshme, importet më të ulëta dhe efektin nga përjashtimi i TVSH-së i disa makinerive dhe lëndëve të para.

Kjo nuk u arrit të kompensohej nga të ardhura më të ulëta nga taksa e të ardhurave personale (me rritje 8.7% me bazë vjetore) dhe një zgjerim prej 1.4% në kontributet e sigurimeve shoqërore. Shpenzimet buxhetore totale në janar-maj u rritën me 13.3% me bazë vjetore, duke tejkaluar planet buxhetore me 6.1%. Shpenzimet operative u rritën me 7.1% me bazë vjetore, ndërsa ato kapitale u zgjeruan me 41.4% dhe e kaluan shumën e planifikuar në buxhet me rreth 23%. Si rrjedhojë, deficiti buxhetor në pesë muajt e fundit e kaloi nivelin e vitit të kaluar me rreth 114% dhe ishte pothuajse 50% më i lartë se ai i planifikuari. Deficiti tashmë ka arritur në rreth 2.7% të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synon një deficiti buxhetor prej 3.5% të PBB-së për të gjithë vitin.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë

Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë