6 ndryshime thelbësore që do t'ju zgjasin jetën

6 ndryshime thelbësore që do t'ju zgjasin jetën
Me kaq shumë vdekje të përvitshme në rang botëror, të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me zgjedhjet e varfra shëndetësore që ne bëjmë, liderët e shëndetit botëror kanë vendosur si prioritet uljen e numrit të vdekjeve të parandalueshme në masën 25% nga viti 2010 deri në 2025-ën. Kjo do të kursente 37 milionë jetë, brenda 15 viteve. 

Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se rrugët për parandalimin e vdekjeve nuk janë të panjohura. Mirëpo, veprimi mbi këto strategji do të kërkojë vullnet individual dhe politik. Ja si mendojnë të veprojnë ekspertët: 

Ndalimi i duhanit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar si qëllim reduktimin e duhanpirjes në botë, në masën 30% në vitin 2025. Tashmë, vendet me të ardhura të larta kanë vendosur ligje për ndalimin e duhanit në vendet publike dhe akcizat e duhanit kanë çuar në uljen e nivelit të duhanpirjes. Mirëpo, qytetarët në vendet me të ardhura të ulëta vazhdojnë që të pinë duhan në nivele të larta. 

Kufizimi i të pirit pa tepri

Sasi të moderuara të alkoolit janë lidhur me përfitime për shëndetin, por teprimi mund të rrisë rrezikun për kancer dhe sëmundje të mëlçisë, si dhe të kontribuojë në rritjen e presionit të gjakut. Edukimi i njerëzve për risqet e të pirit pa tepri, po ashtu edhe vendosja e taksave institucionale mbi produktet alkoolike, ka qenë deri diku e suksesshme në uljen e abuzimit. 

Reduktimi i kripës

Dietat e pasura në kripë mund të shtojnë presionin e gjakut dhe të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës dhe ishemitë. Në shumë vende të zhvilluara, njerëzit hanë disa herë më tepër kripë sesa nevojat trupore. Në ShBA, një amerikan konsumon çdo ditë mesatarisht 800 gramë më tepër kripë sesa vlera e pranueshme sipas ekspertëve. Ofrimi i alternativave, si acidi citrik tek limoni, për të plotësuar nevojën për kripë, mund të ndihmojë në uljen e konsumimit të kripës. 

Kontrollimi i presionit të gjakut

Mungesa e ushtrimeve dhe dietat e pasura me kripë kontribuojnë në hipertension dhe presioni i pakontrolluar i gjakut mund të çojë në ishemi dhe sëmundje zemre. Monitorimi i presionit të gjakut, me kontrolle të rregullta dhe trajtimi i niveleve të ndryshuara të tij me anë të ndryshimeve në dietë dhe ushtrimeve, ose mjekime nëse është e nevojshme, janë mënyrat më efektive për të adresuar këtë faktor. 

Adresimi i diabetit 

Diabeti ndikon vendet në zhvillim dhe të zhvilluara dhe mund të shtojë rrezikun për sëmundje zemre, mëlçie dhe sëmundje të tjera që shkurtojnë jetën. Studimet tregojnë se ndryshimet në stilin e jetës, duke pakësuar sheqerin në dietë dhe duke shtuar aktivitetin fizik, mund të jenë aq efektive sa barnat, për të ruajtur nivelet e sheqerit në normalitet. 

Reduktimi i obezitetit

Rritja globale e obezitetit vjen për shkak të shumë faktorëve, që nga përhapja e ushqimeve me shumë kalori, deri tek bërja e një jete sedentare. Adresimi i obezitetit mund të ketë përfitime pozitive në uljen e sëmundjeve kronike, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe hipertensioni. Fushatat e shëndetit publik e vënë theksin tek përbërja kalorike e ushqimeve të përpunuara. Programet që nxisin konsumimin e frutave dhe perimeve mund të jenë hapa të rëndësishëm në bërjen e një kthese madhore në epideminë globale të obezitetit. 

Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024