Moti i keq në vend vijoj të shkaktojë probleme të shumta në qytetarë, të cilët janë gjendur në rrugë gjatë kohës kur filluan reshjet.

Zona më problematike u paraqit  autostrada Tiranë-Durrës, e cila vijon të jetë e bllokuar. Qytetarë të shumtë kanë telefonuar në redaksinë e Report Tv ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Në një telefonatë një zonjë nga Tirana raportoi se bashkëshorti i saj me dy persona të tjerë janë të bllokuar në autostradë në drejtim të Tiranës, pranë fshatit Marikaj.  

Qytetarja u shpreh e shqetësuar pasi tre personat kanë mbi 6 orë që qëndrojnë të bllokuar në makinë edhe pse kanë dhënë shenjë se janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com