Denoncimi/ 34-vjeçari në Kuçovë: 6 persona me kërcënuan familjen, më dhunuan mua me shkopa bejsbolli! Pas denoncimi policia i mbajti vetëm 2 orë në komisarit

KUÇOVË- Dy ditë më parë, në qytetin e Kuçovës, një familje është terrorizuar dhe dhunuar nga 6 persona, të pajisur me shkopa bejzbolli.

Denoncimi lidhur me ngjarjen e rëndë e ka bërë 34-vjeçari Arbër Liço, kryefamiljari i shtëpisë së sulmuar, i cili në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij duke mbyllur derën ka rënë viktimë e dhunës nga 6 personat e pajisur me shkopat e bejsbollit.

Shenjat e dhunës janë ende në trupin e tij edhe përse ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë.

Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë "jeni të vdekur", ndërsa Arbri ka njoftuar policinë ,e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen "11 Janari" në Kuçovë.

"Në hyrje të Kuçovës, ka qenë Loni Malaj me një person të quajtur Xhelo të cilët me kanë bërtitur dhe më kanë sharë, arsyen nuk e di. Kam ndaluar makinën dhe i kam thënë ca problemi ka kanë vazhduar prapë duke sharë,  Pas pak 30 minuta më vonë, kanë ardhur Loni Malaj me djalin e tij Gert Malaj dhe 3 persona të tjerë me shkopa bejsbolli më kanë dhunuar, kërcënuar, mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam mbyllur derën, 3 prej tyre nuk i njoh me emra vetëm me fytyra. Përpara se të iknin më thanë jeni të vdekur të gjithë.", shprehet kryefamiljari. 

Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, por personat janë shoqëruar vetëm 2-orë dhe janë liruar.

Duke deklaruar se, ai nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona, Arbri kërkon ndihmën e policisë së shtetit dhe ndjekjen ligjore të rastit të rëndë.

Kallëzimi penal
J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/10/2021 23:59

    E gjithe kjo histori e treguar nga viktima nuk eshte bindese.Te thuash qe eshte sherr rruge e trafiku,nuk me duket, se po te ishte ashtu,shfaqja do ishte mbyllur ne rruge,ose para oborrit te shtepise.Po te zihesh ne rruge dhe pastaj te te vine ne shtepi,jo pak, por gjashte veta dhe te te kercenojne familjen, dhe te te rrahin keqazi, dhe te te thone qe //jeni te vdekur//,kjo ose eshte sajese,ose ka dicka me shume ne kete histori qe viktima nuk e thote.Gjithashtu me terhoqi vemendjen hematoma ne krah,qe eshte ne pjesen e brendeshme te tij.Zakonisht kur qellon dike me shkop,personi ben levizje mbrojtese me krah e duar per te mbrojtur koken,fytyren ose trupin.Gjurma e goditjes duhet te ishte ne pjesen e siperme te krahut,jo ne anen e brendshme dhe vec kesaj eshte shume shtergjateshe,kur per ate pjese te trupit,gjurma duhet te ishte shume me e shkurter,gati katrore,me drejtim gjerazi,sic mund te lere rripi i nje ore.

    Përgjigju
  • Simslon: 10/10/2021 13:04

    Mos e ka STIs edhe ky për azil

    Përgjigju
  • drini: 10/10/2021 12:26

    Nje shkop- shume shkopinje.Jo shkopa gome por shkopinje gome. E dyta shenjat e plageve duken edhe pas dy diteve. E keni iden se sa qendrojne shenjat e plageve ne trup? Prandaj shprehja megjithse kane kaluar dy dite nuk ben sens Media qe nuk perdor si duhet gjuhen standarte nuk eshte ajo qe duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nuk reagoi për akuzat ndaj Olsi Ramës, kryeministri: Nuk e bëj për çështje personale, vëllai im ka gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët

Nuk reagoi për akuzat ndaj Olsi Ramës, kryeministri: Nuk e bëj për çështje personale, vëllai im ka gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët