Zbardhet rezoluta e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rithemelimit: PD është vetëm një, Basha dhe Alibeaj pengje të Ramës! S'i bojkotojmë zgjedhjet  

Zbardhet rezoluta e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rithemelimit: PD është vetëm një, Basha dhe Alibeaj pengje të Ramës! S'i bojkotojmë zgjedhjet  

Këshilli Kombëtar i Rithemelimit në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, doli me një deklaratë me 6 pika, në të cilën thuhet se Partia Demokratike është vetëm një. Përmes kësaj deklarate i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet vendore. 

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar dënohet sjellja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, duke i cilësuar ata si pengje të Edi Ramës.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjendjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

1.   Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!  

2.   Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!

3.   Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumente të tij, në vendimin e tij antikushtetues. Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë  për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

4.   Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!  

5.   I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për  të ndryshuar Shqipërinë!

6.   Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!


Lajmi kryesor:

Vendimi i Apelit/ Berisha pa parti, firmos si kryetar i PD kërkesën në KQZ për 14 majin! Kandidatët do të regjistrohen me koalicion, s'ka 'të pavarur' as bashkëpunim me Alibeajn


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!