TIRANË- ‘Varka e shpëtimit’ për Sali Berishën duket se edhe në këto zgjedhje do të jetë Ilir Meta. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që riktheu vulën e PD-së te grupi i Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka mbledhur me nxitim strukturat e Rithemelimit për të marrë vendimet për zgjedhjet vendore të 2023.
Ndonëse, Berisha ka paraqitur në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe shprehet i bindur se do regjistrohet, por si duket as ai vetë se beson këtë, pasi po vepron me nxitim për të mos mbetur jashtë zgjedhjeve. Pas vendimit të fundit të Apelit, Berishës do t’i duhet t’i gjejë një tjetër formulë për t’u futur në zgjedhje dhe me shumë mundësi do të përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku Berisha u regjistrua nën siglën e koalicionit me Ilir Metën 'Shtëpia e Lirisë.
Berisha ka vendosur që do të dalë në koalicion më 14 maj, por çështja komplikohet kur bëhet fjalë për kandidatët për këshillat bashkiakë. Ndaj për të përcaktuar këtë formulë, dy deputetët,Flamur Noka dhe Belind Këlliçi janë duke zhvilluar bisedime me partitë të tjera aleate të Berishës për të gjetur një zgjidhje.
Grupi i Sali Berishës dorëzoi në mbrëmje kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore. Kërkesa e depozituar në KQZ vihet re se është nënshkruar nga Berisha si kryetar i partisë, ndonëse Apeli i dha partinë Alibeajt Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur diskutimet nga brenda mbledhjes me dyer të mbyllura, teksa u diskutua për mënyrën sesi do të dilej në zgjedhje, që u vendos përmes koalicionit. Në fjalën e tij me dyer të mbyllura, Berisha tha se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj s’do të kenë më vend në PD.
“Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim”, tha Berisha në mbledhje.
Berisha u shpreh në fjalën e tij se Rama bëri gjithçka që mos të futeshin në zgjedhje, por theksoi se nuk kanë ndërmend ta bojkotojnë garën elektorale të 14 majit.
“Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje.
Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që ti bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do ti qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike”, tha Berisha.
Të hënën e 6 marsit skadon afati për regjistrimin e partive në zgjedhje. Sali Berisha dërgoi sot kërkesën për regjistim në KQZ, ndërkohë që pritet që edhe grupi i Alibeajt të dorëzojë kërkesën pas vendimit të Apelit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Këshilli Kombëtar i Rithemelimit në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, doli me një deklaratë me 6 pika, në të cilën thuhet se Partia Demokratike është vetëm një. Përmes kësaj deklarate i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet vendore.
Në deklaratën e Këshillit Kombëtar dënohet sjellja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, duke i cilësuar ata si pengje të Edi Ramës.
DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjendjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:
1. Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!
2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!
3. Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumente të tij, në vendimin e tij antikushtetues. Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!
4. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
5. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!
6. Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!
Edhe pse pas ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit që ia heq totalisht të drejtën që ai të përdorë simbolet e Partisë Demokratike Berisha sfidon.
Ai së fundmi ka dërguar përfaqësuesit ligjorë të ‘Rithemelimit’, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri që depozituan dokumentacionin për regjistrimin si subjekt zgjedhor në emër të Partisë Demokratike për 14 majin. Ndërkohë që regjistrimin e PD e ka paralajmëruar edhe Enkelejd Alibeaj, të cilit në fakt sipas vendimit të Gjykatës i takon vula e partisë dhe e drejta për ta përfaqësuar në KQZ dhe në zgjedhje.
Berisha i ka firmosur dokumentet si kryetar i Partisë Demokratike. Në argumentimin e kërkesës Berisha e cilëson vendimin e Agron Zhukrit që ka njohur Kuvendin që ai ka zhvilluar më 11 dhjetor 2021 si të pashfuqizuar. Berisha thotë se do të bëhet rekurs nga ana e tij dhe kjo e bën vendimin jo të formës së prerë.
“Rekordet e organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë që figurojnë të pasqyruara në Regjistrin e Partive Politike janë të vjetra dhe nuk pasqyrojnë korrektësisht organet drejuese të saj, veçanërisht përsa i përket ish-kryetarit të partisë z. Lulzim Basha i cili, përveçse është shkarkuar nga kjo detyrë në Kuvendin Kombëtar të datës 11.12.2021 ka dhënë edhe dorëheqjen me një akt publik në datën 21.03.2022 Kërkesa për regjistrim e subjektit zgjedhor në zgjedhje, sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor dhe akte të tjera që lidhen me të, janë akte ekskluzive të cilat i takojnë Kryetarit të Partisë dhe nuk mund të delegohen te asnjë tjetër”, thuhet në kërkesën e Berishës.
Në kërkesë theksohet gjithashtu se mospasqyrimi i akteve të sipërcituara, në regjistrin e Partive Politike mund të rrezikojë procedurialisht, për herë të parë që nga viti 1990 regjistrimin e partisë më të madhe të opozitës në procesin zgjedhor,
“Nisur nga sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj, regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme vendore të datës 14.05.2023, në përputhje me parashikimet e nenit 64 e vijues të Kodit Zgjedhor dhe sipas jurisprudences së krijuar nga vetë KQZ me vendimin e saj nr. 230 dt.27.04.2019, sipas dokumentacionit qe do te gjeni bashkëlidhur”, thuhet në kërkesë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, foli për mediat pas vendimeve të marra sonte. Ai tha se do të dilet në zgjedhje me koalicion dhe për këtë vijojmë negociatat.
“Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që mund të marrë vendime në PD. Gjatë gjithë mbledhjes, nuk pati asnjë ide apo propozim të mos hyjmë në zgjedhje. PD do të hyjë në zgjedhje me bindje që do të fitojë. Kjo ishte pika e parë, pika e dytë që u diskutua ishte se si do të hyjmë në zgjedhje. Pati ide për koalicion dhe kandidatë të pavarur. Këshilli vendosi që do të hyjmë me koalicion. U miratua dhe një rezolutë e përqëndruar në Këshillin Kombëtar. Ka një PD të bazuar në Këshillin e Anëtarësisë. Kjo parti do të hyjë në zgjedhje për t’i fituar ato. Janë disa parti me të cilat kemi marrëveshje. Janë teknikalitete që do të zgjidhen dhe nga kryesia. PL, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe parti të tjera. Emri i koalicionit akoma nuk është vendosur. Do të ndjekim të gjitha afatet, i pari është nesër. Që nesër ne do të ndjekim të gjitha rregullat dhe do të regjistrojmë koalicionin tone,”- tha Paloka.
Këshilli Kombëtar i Rithemelimit ka miratuar ditën e sotme një rezolutë e cila dënon qëndrimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Në rezolutë thuhet se është vetëm një PD dhe se do të futen në zgjedhje. Përmes rezolutës, u bëhet thirrje demokratëve që të mbështesin kandidatët e Sali Berishës.
Këshilli Kombëtar i Rithemelimit, i cili u mblodh këtë pasdite ka votuar që të futen në zgjedhje me koalicion. Këshilli ka miratuar Kryesinë e Rithemelimit që të përcaktohet skemën e koalicionit, që do të thotë se Berisha në zgjedhje vendore do t’i fusë kandidatët nën siglën e Partisë së Lirisë, apo partive të tjera aleate.
Sali Berisha ka mbledhur anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku po diskutohet për rrugët që Rithemelimi do të ndjekë pasi Gjykata e Apelit riktheu vulën tek grupi i Enkeljd Alibeajt. Por ajo çfarë bie në sy në sallën ku u zhvillua mbledhja, është se edhe përmes fotove dallohet me sa bezdi e nervozizëm dëgjojnë anëtarët e këshillit kombëtar Berishën.
Sali Berisha thotë se ka në duar dokumentin që i është dorëzuar ambasadores amerikane Yuri Kim që Partia demokratike duhet të shkatërrohet. Berisha thotë se e disponon këtë dokument, por nuk e publikoi atë.
“Pas këtij vendimi ka patur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.
Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them.
Por ne nuk kemi ndërmend, ne kemi ndërmend të kthehemi në forcën më të fuqishme të këtij vendi, në forcën qeverisëse të këtij vendi, në lokomotivë siç kemi qenë të zhvillimit dhe integrimit të saj në BE. Dhe ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë sa kohë që shqiptarët të ruajnë idealet e lirisë, shqiptarët të besojnë se me mundin, djersën e tyre në këtë vend të bekuar mund të ndërtojnë të ardhme, gjithnjë e më të mirë.
Pra nuk ka patur, ju them këtu ju, asnjë mendim tjetër përveç pjesëmarrjes dhe këtë unë e vlerësoj shumë, qoftë të kandidatëve, qoftë të drejtuesve të tjerë. Por pjesëmarrja në zgjedhje është aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Berisha.
Myslym Myrrizi ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se do marrin pjesë në zgjedhje. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur diskutimet brenda në mbledhje, ku mësohet se Murrizi ka thënë se grupi i Alibrajt iku duke vjedhur votën.
“Absolutisht do hyjmë në zgjedhje. Ne nuk mendojmë si Luli në 2019. Besoj se letra në KQZ do shkojë me emrin e Bashës jo të Alibeajt. Ky është grupi më bastard që ka ik, ka ikur duke vjedh Vulën. Këta kanë ikur si hajdutët. Nuk ja vlen fare të merremi me hajdutët e vulës”, ka thënë Murrizi në mbledhje.
Sali Berisha mbajti mbledhjen e Këshillit Kombëtar në të cilën diskuoi për mënyrën sesi do të futen në zgjedhje. Berisha ka thënë në mbledhje se nesër Lulzim Basha do të paraqesë në gjykatë dorëheqjen dhe do kalojë kryetar Enkelejd Alibeajn.
"Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajt peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe nesër ai do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo s’ka bazë ligjore", ka thënë Berisha.
Report Tv ka zbardhur diskutime brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar që ka mbledhur Sali Berisha. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar fjalën e Berishës, i cili i ka propozuar dy mënyra për të marrë pjesë në zgjedhje, ose me koalicion, ose kandidatët e Rithemelimit të futen në garë si kandidatë të pavarur. Ashtu siç e pati paralajmëruar, Berisha ka thënë në mbledhje se do të dorëzojnë sot kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje.
“Ne do ndjekim rrugët gjyqësore. Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashës) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajt peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe nesër ai do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo s’ka bazë ligjore. Të vendosim bashkë sot mënyrën sesi do paraqiten kandidatet tanë si të koalicionit apo të pavarur. Koalicion domethënë të bashkohemi me 1 ose 2 parti që kanë depozituar në KQZ ose 1 mijë firma në elektorat”, tha Berisha në mbledhje.
Berisha është ndalur edhe në deklaratën që tha se do ndahen përfundimisht nga pengjet e Edi Ramës. Në mbledhje Berisha mësohet se ka thënë se brenda PD-së nuk do të kenë më vend Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
“Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do ketë të drejtë të dojë ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Në statut kemi vendos fraksionet. Por, ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, jo ne nuk kemi qenë palë. Aleancat lokale janë të autorizuara.
Një porosi i dhashë kandidateve. Ju jeni kandidatët e qytetarëve. Respektoni, dëgjoni qytetarin. I pari qytetari.
Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund t’i çohet dosja nga e para për larje parash. Nga 720 mijë dollarë vetëm 25 mijë dollarë kanë hyrë në arkë të PD. Ne s'mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorëzuar raportin para 2-3 ditësh .
Sa për Alibeajn, kur hyra në seli i pari që kam takuar. U përpoqa por njësoj. Tani gjërat do marrin vendin e vet. Çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thënë se duhet t'i dëmtojmë në zgjedhje”, ka thënë Berisha në mbledhje.
Pasi Gjykata e Apelit i dha Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të ndahen përfundimisht nga grupi i tyre. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se nuk bashkëpunojnë me grupin e Alibeajt, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.
Disa deputetë nga grupi i Alibeajt kanë bërë thirrje që kandidatët e primareve të dalin në zgjedhje me logon e PD-së dhe të dalin vetëm me një kandidat, por Sali Berisha tha se demokratët duhet ët votojnë vetëm kandidatët e primareve.
“Në të gjithë këtë proces që ne kaluam, duke patur një mori faktorësh kundër, ne armë të vetme kishim lirinë. Ne vendosëm të rikthejmë lirinë, vlerat e saj në partinë tonë, me qëllim që ato ti rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare. Rivendosëm votën e lirë në piedestal në partinë tonë, për ta vendosur atë siç e kemi patur dikur në piedestal në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë. Dhe kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën.
Sot PD-ja pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës ndodhet para një përgjegjësie të madhe, për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij qëndrimi të Edi Ramës. Por sot duhet të jemi të hapur. Në vendimin e tij Edi Rama, u shërbye nga dy pengje, si të doni ju themi, por dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, kryen veprimet, u përdorën për të kryer veprimet më antikushtetuese të pluralizmit, ata janë kryekëput vasalë të Edi Ramës.
Për interesa të tyre, dhe si peng të tij, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjindet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë në këtë mënyrë. Ata u bënë në një kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike, në një kohë kur Edi Rama nuk ka shpëtim, Edi Ramën e pret fati i McGonigalit, aq të detyruar ishin ndaj tij, aq sa në një rol të shpifur u bën instrumente të atij vendimi.
Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës.
Nga këta të marrë peng, të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin më armiqësor, në këto 30 vite ndaj pluralizmit politik në Shqipëri. Në këtë kontekst Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. Në këtë konteskt, i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së. Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin këtë forcë politike, kurrë jo”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron Ramën një armik të egër të pluralizmit. Ai thotë se me rikthimin e tij në krye të PD vendosi më në fund opozitën e vërtetë.
“Hakmarrës primitive ndaj Partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij, ndaj kësaj force që në këtë periudhë më pak se një vit e gjysmë ia doli të rithemelojë opozitën e vërtetë në Shqipëri, ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike. Nga shtatori i 2021-shit gjeri më sot PD ka kaluar në një proces të vështirë por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë. Në një përpjekje të pashembullt në historinë e saj apo të një force politike arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit dhe kandidatët”, tha Berisha.
Te gjithe si muti rrinin.
PërgjigjuOre , keta as nuk kuptojne as degjojne. Po pse ore idiote ka ndone fuqi magjike sal krimineli qe akoma besoni se ai do te beje dicka per tu shpetuar ju? Me krriminel e nograta dhe budallenje pa tru si Myslim Murrizi do fitoni ju.Qnkeni drrunje fare o te marrosur
PërgjigjuSali Bajga je katandisur si bajg öope në mes të rugës. Ske një pik dinjiteti se po të kishe dinjitet do ishe larguar nga politika. Po ti ske burrëri o hajdut kriminel i qelbur.
PërgjigjuBerisha u dhje koke e kembe.
PërgjigjuEh Salih. Ku je katandisur. Deri para ca vitesh boje ujkun, kurse tani te dhan trongullin aty ku ste ze dielli. Shko lepiji bythen Likes per ne PL ( Partia Lavireve). U katandise pa dinjitet ne pleqni. Shko shijo leket e vjedhura.
PërgjigjuNe PD nuk ke me vene ti Sale,as ne shqipri jo
Përgjigjuste do njeri ne pushtet ty jo
Përgjigjuharroje fitoren o sali
PërgjigjuIk o non grata se ke marr fund
PërgjigjuMe vjen keq per Saliun qe vetem endrra do i mbeten mendimet qe ka se fitoren e ka te sigurt Rama pasi e meriton
PërgjigjuOpozita ka marre fund qe kur erdhi ne krye Sali non grada
PërgjigjuKu do futet ne burg ky kriminel qe te biem te gjithe rehat.
PërgjigjuPo si nuk u lodhe o berish,kur do e marresh vesh qe ke perfunduar fare,nuk te jep me njeri pushtetin ty.
Përgjigju