Gjashtë qytetarë kanë marr sot nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni betimi në Bashkinë e Tiranës.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me dokumentin e nënshtetësisë ata i bashkohen një skuadre me një mision të përbashkët.
“Jam vërtet i nderuar që sot i bashkohen skuadrës sonë 6 qytetarë të rinj shqiptarë. Secili prej nesh kontribuon si pjesë e kësaj skuadre, pavarësisht se ku është, pavarësisht se çfarë profesioni ka. Sot 6 qytetarë të rinj që i bashkohen kombësisë shqiptare, janë pjesë e kësaj skuadre si kontribues ndër vite, që tashmë do kenë edhe dokumentin identifikues të pasaportës së Republikës së Shqipërisë. Bashkohemi me një mision, dhe bashkimi me këtë mision kërkon që secili prej nesh të jetë kontribues”, deklaroi Veliaj.
Ai përmendi disa nga arritjet e Tiranës në vitet e fundit. Veliaj u ndal te viti i kaluar kur Tirana ishte “Qyteti Europian i Sportit”, ku theksoi se ia ka vlejtur investimi në këtë fushë, për të prodhuar dy super skuadra që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare.
“Jam shumë entuziast këtë vit. Tirana është kryeqendra e gjithë Ballkanit. Ne kemi Presidencën e B40. Vitin tjetër do jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, do të ketë aktivitete pafund në Tiranë. Do mbarojmë Teatrin e Ri, do ketë shumë punë të tjera të bukura. Vjet ishim Kryeqyteti Europian i sportit. Ia vlejti gjithë ai investim në sport. Po çojmë një super skuadër në Gjermani, dhe po çojmë një super skuadër Olimpike në Paris. Me shpresë edhe aty do kemi disa lajme të mira. Parvjet ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë. Po punojmë gjithë verën edhe për Qytetin Studenti”, shtoi Veliaj.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Tentoi të rrëmbejë të miturën në një market, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariat 57 vjeçarja
20 Shtator, 16:05
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati në lokal, 5 në pranga, 4 në hetim
20 Shtator, 14:08
-
Dështon sërish protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës kryesuar nga Belo Kellici, e braktisin edhe militantët
20 Shtator, 12:03
-
Tiranë/ ‘Më jep 5 mijë euro’, i riu kanos vajzën dhe familjen e saj që të mos i publikojë fotot në rrjete sociale, vihet në pranga
20 Shtator, 10:03
-
Unaza e Madhe, realizohen mbi 70% e punimeve në urën mbi lumin e Tiranës
20 Shtator, 08:54
-
'Demat' dy vite pa humbje, statistikat e derbit Partizani - Tirana! Kryesojnë të kuqtë
20 Shtator, 08:38
-
Sherr mes të rinjve ndërsa pinin në lokal në Kashar, dy goditen me thikë! Në kërkim autori
19 Shtator, 23:22
-
Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet
19 Shtator, 14:24
-
Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Kallëzime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente
19 Shtator, 12:38
-
Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur
19 Shtator, 12:28
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38