Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit

Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit

Moment gjatë vizitës së kineastëve dhe gazetarëve të huaj në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit

TIRANË - Kineastë dhe gazetarë të njohur britanikë e gjermanë, së bashku me akademiken Lea Ypi, e mirënjohur botërisht nëpërmjet librit të saj “Të lirë”- ishin në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit. Një vizitë e ngacmuar nga kontakti i tyre me kulturën dhe historinë shqiptare.

Të organizuar, nga Joanne Ooi, themeluese e EA Festival, një festival letrar shumë i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, ata janë një ekip shkrimtarësh, publicistësh dhe mendimtarësh të mirënjohur që i japin jetë nismës "Liri dhe Transformim", e cila mbyll edhe Javën Kulturore Britanike (16-22 shtator) në Tiranë.

Ekspertë të temave nga historia dhe kultura ballkanike, të drejtat e njeriut, migracioni, çështjet e sigurisë, nga politika te poezia, gazetarë, teksa vizituan arkivin e AIDSSH, iu ndez kërshëria për të njohur më thellë të kaluarën e Shqipërisë, mekanizmin e errët të shtypjes dhe pasojat gjatë sundimit të regjimit diktatorial.

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula i njohu me historinë e veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, dokumentacionin e krijuar dhe përndjekjen e qytetarëve gjatë periudhës 1944-1991. Specialistë të arkivës dhe të mbështetjes shkencore prezantuan tipologji të ndryshme dokumentesh, botimet shkencore, ekspozitat informuese dhe edukuese.

Shqipëria sot njihet edhe përmes katalogjeve turistike. Ajo ka një të shkuar totalitare e cila ka lënë gjurmë në historinë dhe formimin e mentalitetit të shoqërisë sonë. Ndryshimi dhe nevoja për krijuar një të ardhme sa më të lirë e të drejtë vjen vetëm përmes njohjes së të kaluarës.

“Vizitorët e huaj duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë, një vend me kulturë jashtëzakonisht të pasur, në atë udhëkryq mes Perëndimit e Lindjes, ku idetë shpesh janë përplasur tragjikisht e ku mësimet e historisë ndonjëherë përthithen me vështirësi.”- thotë Lea Ypi, një shqiptare, mendimtare e botës, peligrine e lirisë dhe transformimit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 21/09/2024 08:54

    Po ato shtete a kanë vallë arsjiva të shërbimeve sekrete more të dashur punonjës të gazetës? Sa përdijeni krine më të mëdha seçpo bëjnë shërbimi sekret izraelit nuk ka,atomund të barazohen vetëm me krimet e S/S të nazistëve.Të provojnë të shkojnë në arshivat e tyre këta persona.Një ditë budallallëqet e asal Sulës e kompani do të përfundojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin