6 viktima, 136 raste të reja me COVID! 9 të infektuar nga dasmat në Patos e Roskovec, 4 nga ceremonitë mortore në Fier! Pozitiv çifti i kthyer nga Gjermania

Shifrat e të infektuarve dhe viktimave në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta, ku gjatë ditës së sotme janë shënuar 6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.  Tiranë vijon të jetë qyteti që ka numrin më të lartë të të infektuarve duke u ndjekur nga Kruja dhe Shkodra.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo. Gjithashtu kanë ndërruar jetë një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

Aktualisht në të dy spitalet COVID, Spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon apelin për qytetarët të ruajnë distancimin dhe mbajnë maskat mbrojtëse nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore.

"Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19", thotë Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (9 Gusht 2020)

Testime totale              45942

Raste pozitive               6411

Raste të shëruara         3342

Raste Aktive                  2870

Humbje jete                  199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1589

Durrës                   361

Shkodër                249

Fier                        116

Vlorë                     110

Kukës                    94

Lezhë                    92

Korçë                    82

Elbasan                 66

Berat                     45

Dibër                     35

Gjirokastër            31

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Çifti i kthyer nga Gjermania pozitiv me Covid-19

Një çift ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Librazhd, pasi janë kthyer nga Gjermania. Ata kanë qenë më punë atje, ndërsa kanë rezultuar pozitiv në Librazhd.

Epidemiologët kanë nisur hetimin e epidemiologjik duke u bërë tamponin edhe familjarëve dhe kontakteve të tyre.

Ndërkohë i është marrë tamponi dhe punonjësit në Doganën e Qafë Thanës, i cili ka rezultuar negativ.

Ora 17:32
Morën pjesë në dasmë dhe ceremoni mortore,13 të infektuar në Patos, Fier e Roskovec

Edhe pse ceremonitë mortore dhe dasmat janë të ndaluara pasi konsiderohen rrezik për përhapjen e koronavirusit, këto ende zhvillohen duke sjellë rritje të rasteve të prekura.

13 rastet e reja sot të konfirmuara në Patos, Fier dhe Roskovec kanë ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së tyre në ceremoni mortore dhe dasma.

Konkretisht në Patos 8 rastet e raja janë infektuar pasi kanë marrë pjesë në një dasmë organizuar në Zharrëz.

Edhe një rast i konfirmuar në Roskovec është kontakt i ceremonisë së dasmës ku ka qenë pjesëmarrës.

Në Fier, 4 rastet janë të infektuar në një ceremoni mortore.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te qafsha moj SHEGE ngeli plonci var: 09/08/2020 20:36

    Ky zoteria epidemiolog duhet te argumentoje pse ky virusi i "dobesuar"u mori jeten 6 njerezve ,a mund ta beje kete ?!, sepse cdo jete e humbur eshte nje tragjedi qe nuk zhbehet, ne kete kontekst per ata qe kane koeficent inteligjence normale iu thuhet ne menyre cinike ,kenaquni me 6 se ai virusi tjeter mund te vriste 66 ose 666.Kurse per shumicen debile qe paradoksalisht eshte e mbrojtur nga korona sepse kane parimin e probabilitetit me vehte, kesaj i thuhet, mos cani koke dhe mos degjoni profkat zyrtare per "NDERGJEGJESIM NDAJ RISKUT"Vazhdoni edhe kullosni te lire neper livadhe , zhgeryhuni , perziehuni e perqafohuni se asgje nuk do te ndodhe sepse VIRUSI ESHTE DOBESUAR

    Përgjigju
  • Baftjari: 09/08/2020 17:53

    Këto raportet dezajojini më shumë, psh sa vete u sheruan nga ata që ishin shtruar në spital dhe sa nga ata që ishin në shtepi. Sa shtrime te reja ka cdo ditë.

    Përgjigju
  • Bruno: 09/08/2020 16:51

    Ngushellime familjareve, Zoti n'a rujte politikanet tane, presidentin, kryeministrin, kryetarin e opozites e te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë