Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 6 vjetorit të anëtaresmi të Shqipërisë në NATO. Rama u shpreh se ky përvjetor vjen sot në një kohë kur Shqipëria ka mundësi të mëdha, ndërsa kujtoi se vetëm disa dekada më parë një anëtarësim i tillë dukej i paimagjinueshëm.
“Mirënjohja i shkon anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i shkon popujve dhe qeverive të tyre që duke hapur dyert për Shqipërinë i dhanë popullit tonë të drjetën për t’u ndier të barabartë, në një tyrezë me kaq shumë vendimmarrje botërore”, tha Rama.
Fjala e Kryeministrit Rama për 6 vjetorin e anëtarësimit së Shqipërisë në NATO

Foto të tjera
Kryeministri u shpreh se, “Shqipëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen do të jenë mirënjohës për rolin që NATO ka luajtur duke i dhënë fund luftrave në rajonin tonë”.
“Shqipëria e meriton vendin që ka në tryezën e lartë të vendimmarrjes së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dhe ashtu siç nënvizoi, miku ynë, ambasadori Lu, pavarësisht se është vendi më i voglë i NATO-s, mbetet vendi më entuziast për praninë në të”, tha Rama.
“Sot 6 vjet pas anëtarësimit në NATO sfidat e Aleancës janë shtuar. Agresioni rus në Ukrainë, valët e një barbarie të dhunshme në formën më diabolike të terrorizmit janë shtruar përpara nesh si pjesë në NATO-s, por dhe Aleancë unike e lirisë me një nevojë të madhe për të riorganizuar të gjitha poltikat për të përshtatur politikat tona në këto kushte”, tha Rama.

Foto të tjera
Ndërsa Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu duke shprehur suksese të vazhdueshme për forcimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por dhe për forcimine Foracave të Armatosura të Shqipërisë, theksoi se, Shqipëria, pavarësisht se është vendi më i vogël i NATO-s, mbetet vendi më entuziast për praninë në të.

Foto të tjera

Foto të tjera
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com