60 vite më parë u burgos nga regjimi komunist, Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Faleminderit për çka bëre e bën për Kishën
Papa Françesku dhe kardinali shqiptar Ernest Simoni
Gjashtëdhjetë vite më parë, kardinali i Kishës Katolike, Ernest Simoni, u burgos nga regjimi komunist në Shqipëri, pasi u konsiderua një ithtar i palëkundur i fesë Katolike dhe nuk mohoi në asnjë moment devotshmërinë e tij, duke qëndruar kështu një predikues besnik i saj deri në fund.
Në kuadër të këtij përvjetori dhe në prag të Krishtlindjeve, Papa Françesku i ka dedikuar një letër kardinal Ernest Simonit, ku i shpreh mirënjohjen për kontributin e pamohueshëm të dhënë nga Simoni për Kishën Katolike.
“I dashur Vëlla,
Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë.
Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast hiri. Lutuni për mua, ashtu si e edhe unë do të lutem për Ju e të dy do të lutemi për paqen në botë”,- thuhet në letrën e Papa Françeskut për kardinalin shqiptar.
Më 24 dhjetor 1963, ai u burgos nga regjimi komunist pasi ofroi një meshë për presidentin e vrarë John Fitzgerald Kennedy . Ernest Simoni u torturua dhe madje i ofruan martesë për të lënë besimin e tij. Ai u dënua me vdekje, por dënimi u shndërrua në burg.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vatikan, Papa Françesku pret kryegjyshin e Bektashinjve! Baba Mondi i flet për shtetin bektashi, merr bekimin e Atit të shenjtë
16 Janar, 11:04
-
Lezhë, nis viti jubilar i shpresës! Besimtarët marshojnë nga memoriali i Skënderbeut drejt katedrales së re të qytetit
29 Dhjetor 2024, 09:14
-
Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg
26 Dhjetor 2024, 14:42
-
Mesazhi i Krishtlindjes, Ati i Shenjtë: Ndalni armët në Gaza e Ukrainë, hapni portat e dialogut! Bekimi Urbi et Orbi
25 Dhjetor 2024, 13:20
-
Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori
25 Dhjetor 2024, 07:31
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor 2024, 21:51
-
Fillon viti Jubile! Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit! Predikimi për Krishtlindje: Bota vuan, të ngremë zërin kundër së keqes
24 Dhjetor 2024, 20:50
-
Vigjilje Krishtlindjesh/ Imzot Dodaj mesazh politikanëve: Dezintoksikohuni nga politika e dhunës e vulgaritetit! Fëmijët kanë nevojë për familje e edukatorë
24 Dhjetor 2024, 12:39
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor 2024, 15:32
-
U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori
21 Dhjetor 2024, 15:46
-
Tentativë për të vrarë Papën në Irak në 2021
17 Dhjetor 2024, 21:52
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor 2024, 22:40
Ju urojm nga zemra të gjith besimtarve kët nat tmadhe,dashuni dhe rrespekt për txhithë shpirtat e malit,paqshin pushim dhe gjum të kandshëm,ne xhithmon do ti rrespektojm ligjet e nanës Natyr,kemi bollë argumente se shqiponjës në moshën 30 vjeqare i nrrohet sqepi,si mundemi me xhet mnyrën edhe neve nana Natyr me naj riparu arganet e mrenshme të trupit,pa ndërhyrjen e mjekve,të xhithë e dim se jetën vehtës smundemi me ja zgjat,por mundemi me fitu shëndetin,unë për veti se kam gajle,me pi qumshtë bio me mjaltë
Përgjigju