600 mijë refugjatë në Shqipëri, vjen reagimi i PS, Balla: S'ka asnjë plan dhe asnjë kusht nga BE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Tulant Balla, ka komentuar lajmin më të përfolur të ditëve të fundit, atë të ndërtimit të kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Në përfundim të seancës plenare, Balla deklaroi se BE nuk ka asnjë plan për të strehuar në Shqipëri 600 mijë refugjatë dhe se ky nuk është një kusht për hapjen e negociatave.

Dezinformim i rëndë publik se gjoja në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë. Flas për politikanë shqiptarë të papërgjegjshëm. Për asnjërën nga këto të dyja, lexoni rrjedhjet psikike te Facebook-ut të këtyre njerëzve. Hedh një budalla një gur në lumë. Sqaroj se s’ka asnjë plan, negociatë ose bisedë për këtë çështje. Ka një shqetësim për një rrugë kalimi, që mund të shfrytëzojnë këtë kanal Greqi-Shqipëri e më pas Austri. Por Shqipëria nuk ka as kushte, as kapacitete për të pritur njerëz të tillë.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS


Lajmi kryesor:

600 mijë refugjatë kusht për integrimin e Shqipërisë? Fleckenstein: E padrejtë, Gjermania pro negociatave


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër