13 mandat arreste u lëshuan gjatë një operacioni të përbashkët mes forcave të sigurisë greke dhe Italiane në koordinim me Eurojust, Njësia Europiane e Bashkëpunimit Gjyqësor.
Hetimet e këtij operacioni të zgjatura rreth një vit e të kryera nga Guradia di Finanza e Lecces kanë zbardhur se 7 italianë dhe 6 grekë të arrestuar tashmë, janë anëtarë të dy organizatave kriminale që trafikonin emigrantë klandestinë drejt Italisë.
Në një komunikatë për shtyp, policia italiane deklaroi se “ Emigrantët, të nisur nga vendi i tyre i origjinës, mbërrinin fillimisht në Turqi dhe prej andej kalonin në Greqi, ku priteshin nga anëtarët e organizatës kriminale dhe strehoheshin në Athinë në pritje për t’u nisur drejt Italisë. Celula greke e organizatës merrej edhe me paratë që jepnin migrantët para nisjes, 6 000 euro për person”.