60-vjeçari lë gruan, dashurohet me vajzën e saj/Nëna: I kapa duke u puthur në dhomë

Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjeçari dhe një të miture 15 vjeçe, u rrëfye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV, nga nëna e vajzës Violeta Dobruna. Pas një bashkëjetese prej dy vitesh me Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti. Violeta Dobruna e ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’, tejet  e lënduar nga gjithcka ka ndodhur me të bijën kërkon kontakt me të. Ajo dyshon se, vajza është rrëmbyer nga ish-bashkëjetuesi me qëllime shfrytëzimi. Për Violetën, nënë e katër fëmijëve, kjo ngjarje e ka zanfafillën në vitin 2013 kur, pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj nis një mardhënie të re dashurie me Istrefin, gjyshin e 18 nipërve. Ajo rrëfen sesi zbuloi raportin e partnerit të saj, prej 9 muajsh me të bijën e mitur.

“Dy vite më parë  njoha një shtetas me emrin Istref Avdiu,me të cilin u dashurova dhe nisa të bashkëjetoj.Pas disa muajve vendosa të marrë edhe vajzën Argnesa që të jetonte me ne. Me kalimin e kohës kuptova se mardhënia e vajzës me bashkëjetuesin tim,  filloi të bëhej më e afërt. Nuk I besava syve, kur i kapa duke u puthur e prekur me njeri tjetrin. Por, ata ma mohuan të dy edhe pas denoncimit në polici”- rrefeu nëna në studio

Pas kësaj ngjarje të rëndë, 60-vjeçari largohet nga shtëpia, ndërsa vajza shkon tek familja e babait. Violeta Dobruna mbetet e vetme dhe mundohej të kujdesej për të bijën, deri ditën kur ajo i mbylli telefonin.

“Në datën 11 korrik, Istrefi largohet nga shtëpia dhe për rreth dy javë nuk mora asnjë lajm prej tij. Më pas zhduket edhe vajza. Zbulova që janë larguar të dy drejt Serbisë. Bëra të pamundurën të lidhesha me Istrefin, ai më ofendoi dhe më tha:- ‘Të lashë ty, se u dashurova me vajzën tënde’. Këtë gje me tha dhe vajza me pas, që mami unë e dua.”- tregoi nëna e të miturës

Ndërsa në një lidhje telefonike live në emision, njerku Istref Avdiu mohon që vajza të jetë me të dhe më pas mbyll telefonin. Me lot në sy, nga studio e “Pa Gjurmë” Violeta bëri thirrje Istrefit ta kthejë vajzën sërish në shtëpi, pasi ajo është ende fëmijë dhe nëna dyshon së ai mund ta shfrytëzojë për prostitucion.

“Istrefi ka thënë se vajzën do ia shes dikujt tjetër në Serbi. Ai e  ka mashtruar vajzën me para. Kërkoj vajzën se ma mori në qaf, ai maskara. Jeta e saj është në rrezik, pasi unë jam e dhunuar vetë nga serbët në kohën e luftës, prandaj kurrë nuk do t’ia lë një serbi vajzën në duar. Ai një ditë  do ta  paguaj shtrenjtë për këtë që më bëri”- e mbylli bisedën Violeta Dobruna

“Pa Gjurmë” ka nisur investigimet dhe pas transmetimit ka rilidhur kontaktet me 60-vjecarin. Kjo histori do të vazhdoj edhe nesër live ora 15:00 në Report Tv, me shpresën se në program nëna do të dëgjoi zërin e së bijës.

VIDEO/Emisioni i plotë 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andrea: 22/09/2020 19:02

    .. përralla e rradhës e gjyshes për të rriturit adoleshentë.. njeriu është kafshë, si gjithë kafshët.. shoqëria për këto raste që ka me miljona në tokë ka nxjerrë rregulla.. kush i shkel mban përgjegjësi.. ka dhe më keq kur e merr vajzën, e gënjen për dashuri dhe i merr zemrën, për tja shitur në tregun e organeve..

    Përgjigju
  • Iris: 22/09/2020 02:31

    Sa LOLITA te tjera mund te kete ne viset shqipfolese si kjo,dhe askush se di?!

    Përgjigju
  • Mirdite: 21/09/2020 20:04

    O zot qa na nigjojne veshet, O zot qfar nanet me ba qefin P...it vet merr ne qafe femijet. Rrufeja ishalla ju tregon vendin.

    Përgjigju
  • Tani: 21/09/2020 19:52

    Evgjitëri hesapi. Ia u bënte Mir xhaxhi:kukurec me zorr mçi;hani jevgër harëm e paçi!

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 21/09/2020 19:42

    Iroj mos te jete histori e sajuar per audience, nqs ka ike me bashkejetusin 60 vjeç dhe goca 15 vjeç, kete nuk e zgjidh emisioni pa gjurme per policia sepse eshte pedofili dhe policia do e kishte gjetur deri tani mjafton ta denoncosh gocen te humbur, i lini telenovelat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale

Festat sjellin shqiptarët në atdhe! Rreth 5 mijë hyrje në pikën kufitare të Kapshticës! Punohet me kapacitete maksimale