60-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, Berisha: Sot ai është më i gjallë se kurrë! Po bëhen përpjekje për të lënë vendin pa opozitë

Në selinë e PD-së u zhvilluar sot një aktivitet me rastin e 60 vjetorit të lindjes së ‘Heroit të Demokracisë’, Azem Hajdari. Sali Berisha në fjalën e tij tha se Azem Hajdari është një sot me gjallë se kurrë, ndërsa shtoi se ato do të mbeten një opozitë e fuqishme njëlloj siç u themeluan, pro-europiane, pro-perëndimore. Megjithëse i shpallur në non grata nga SHBA dhe Britania  e Madhe, Berisha u shpreh se për PD-në aleatët më kryesor janë dhe do mbeten SHBA dhe BE.

Në fjalën e tij nuk kurseu as akuzat për Edi Ramën për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal.

‘Banditë të pabesë. Njerëz që nuk kanë asnjë normë morale si Edi Rama që shkoi dhe i rekrutoi partnerit kryesor kryezbuluesin. Përdori si mburojë se SHBA nuk korruptohen. Por SHBA nuk korruptohen, por ti me McGonigal jeni të dy tradhtarë të kombeve përkatëse. Jeni të dy, armiq të betuar të lirisë së këtyre dy vendeve. Dhe ju së bashku do merrni fundin që meritoni.’- tha Berisha.

Berisha u shpreh se do të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa theksoi se po bëhen përpjekje për të lënë vendin pa opozitë.

‘Sikundër ne këtu, mbetemi të angazhuar që në këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme regjimi të Edi Ramës dhe përpjekjeve të mafies ndërkombëtare për të shndërruar Shqipërinë në çifligun e saj dhe të Edi Ramës. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Kudo që shkoj, gjej një klimë entuziazmi që nuk e kam gjetur kurrë më parë. Ekziston e drejta për shqiptarët. Edhe ata të cilët mund të kenë patur vërejtjet nga më të ndryshmet. E kuptojnë se po bëhen përpjekje për t’i lënë pa opozitë. E kuptojnë se Edi Rama bashkë me të korruptuarit e tjerë, po bëjnë gjithçka për të krijuar një pseudo-opozitë. Ata që nuk përfillin dhe njohin votën e shumicës, ata janë armiq të lirisë. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me lirinë, as në Shqipëri, as në vendet e tyre. Azemi sot është më i gjallë se kurrë, njësoj siç ngrihej mbi supet e studentëve më datën 9 dhjetor. Poshtë diktatura! Liri demokraci!’- u shpreh Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 11/03/2023 15:11

    Paska 60 vjetorin spiuni sigurimit dhe udb Po ky esht vrases kontrabandis armesh dhe vrases i komandatave te uck

    Përgjigju
  • joker: 11/03/2023 11:50

    qrrr ky te vret diten e te qan naten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë