613 kg kokainë e kapur në Maminas, arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj

Është arrestuar sot në Gjermani, Arbër Çekaj, pronari i firmës "Arbi Garden", së cilës iu kapën 613 kg kokainë më 27 shkurt të këtij viti në Maminas.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt.

Arbër Çekaj është pronari i firmës "Arbi Garden", ku u sekuestruan 613 kg kokainë ne kuadër të operacionit "last snow".

Sipas policisë shqiptare u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive te tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Çekaj është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it.

AI përfundoi në pranga pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti.

Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, dhe u kap në vendin tonë nën mbulesën e një kontenieri me banane të kompanisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit në disa shtete të tjera.

Autoritetet shqiptare pretenduan se operacioni ishte tërësisht i tyre dhe pa bashkëpunimin e agje ncive të huaja. 

613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonhëreë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin mund të shkonte deri në 200 milionë euro.

Destinacioni i kokainës ishin tregjet evropiane, ndërkohë që mendohet se Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Sot ambasadori amerikan Donald Lu e kishte kërkuar shprehimisht arrestimin e Çekajt gjatë një aktiviteti, ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte paralajmëruar një operacion policor në Gjermani dhe një tjetër në Spanjë.

Lu e kishte konsideruar kohë më parë si "peshk të madh" të krimit Arbër Çekajn.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën