613 kg kokainë në Durrës/ Sekuestrohen llogaritë bankare të kompanive të Arbër Çekajt
Sekuestrohen llogaritë bankare të 'Arbri Garden' dhe 'Ecoalmax' shpk, në pronësi të Arbër Çekajt. Sekuestrimi i llogarive me vlerë 38 mijë $ dhe 10 milionë lekë vjen pasi dyshohet se janë përftuar nga aktiviteti kriminal në trafikun e drogës.
“Forca e Ligjit” sekuestron disa llogari bankare në emër të kompanisë “Arbri Garden” shpk, të cilës iu sekuestruan 613 kg kokaine në 28 shkurt të këtij viti në Portin e Durrësit, si dhe subjektit “Ecoalmax” shpk, të dyja në pronësi të Arbër Çekajt.
Sipas task-forcës që heton grupet kriminale, e ngritur nga Ministria e Brendshme, vlera totale e llogarive të sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë, që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.
Në informacionin e detajuar nga Task-Forca, bëhet me dije se Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Në 28 shkurt të këtij viti në një konteiner me banane, i ardhur nga Kolumbia si porosi e kompanisë "Arbri Garden", u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të tij rreth 613 kg kokainë. Lënda narkotike u konstatua gjatë kontrollit në skaner. Në pranga u vunë menaxheri i kompanisë, Donald Lushaj dhe shoferi që do transportonte me kamion konteinerin nga Porti i Durrësit për në kapanonet e kompanisë në Maminas, ndërsa në kërkim u shpall pronari i "Arbri Garden", Arbër Çekaj, i cili ishte larguar ndërkohë në drejtim të Gjermanisë.
Çekaj u arrestua në 4 maj në një provincë pranë Dusseldorfit nga policia gjermane, ndërsa në ndihmë të tyre për identifikimin e të kërkuarit, shkuan edhe dy efektivë të policisë shqiptare. Arbër Çekaj pritet të ekstradohet javët në vijim nga Gjermania në Shqipëri për t'u përballur me akuzat e drejtësisë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në burg për trafik droge, diplomohet për menaxhim agrobiznesi në qeli Donaldo Lushaj! Pas kronikës në ‘Report Tv’, 30-vjeçari bëri praktikën në qeli
21 Korrik 2023, 16:49
-
SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Selim Çekajt për mungesë provash, GJKKO kthen për hetim dosjen e babait e Arbër Çekajt
3 Korrik 2023, 14:09
-
Në burg për trafik droge, së shpejti pret të diplomohet nga qelia! Donaldo Lushaj student online i ‘Bujqësorit’! Pedagogia: Izolimi e ka bërë më të zellshëm
30 Maj 2023, 16:40
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn! Babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë
11 Maj 2023, 11:53
-
Media e Ekudorit zbulon episodin: Arbër Çekaj e ngarkonte vetë kokainën, erdhi me një vajzë me emrin Sara! Punëtori e spiunoi
27 Shkurt 2023, 15:10
-
Si i zëvendësoi Murataj i 'Bana King' dyshen Çekaj-Dauti në trafikun e kokainës! Pronari i spitalit 'SALUS' bleu për 490 lekë gjysmën e koncesionit 250 mln € të skanimit të kontejnerëve
9 Nëntor 2022, 18:09
-
Kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 Bis', Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Arbër Çekaj mbetet në izolim
11 Tetor 2022, 16:14
-
U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313
2 Gusht 2022, 11:56
-
U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kërkon të dalë nga ‘regjimi 41 bis’ në Gjykatën e Lartë! Është në izolim të plotë pas tentativës për arratisje
23 Maj 2022, 12:00
-
Nga vrasja e Adriatik Tresës te bizneset e Arbër Çekaj, media në Ekuador: Mafiozët shqiptarë mbërrijnë si biznesmenë, por janë në listën e më të kërkuarve
31 Janar 2022, 09:49
-
GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi i izolimit 41-Bis: Paraqet rrezikshmëri
18 Janar 2022, 11:26
-
I dënuar me 14 vite për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, futet në ‘41-bis’ dhe Arbër Çekaj
23 Nëntor 2021, 15:37