63 pikë për Erjonin, realizon
Salmonin dhe ëmbëlsirën me gjizë
Nxënësi Erjon Bardhi ka përfunduar aventurën një javore të gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine” në emisionin Rreze Dielli. Nga e hëna deri të enjten Erjoni ka vëzhguar me vëmendje zonjën Tefta në
Nxënësi Erjon Bardhi ka përfunduar aventurën një javore të gatimit në rubrikën “Konkurs Kuzhine” në emisionin Rreze Dielli.
Nga e hëna deri të enjten Erjoni ka vëzhguar me vëmendje zonjën Tefta në përgatitjen e recetave të ndryshme.
Ai duhet të tregohej i vëmendshëm jo vetëm për mënyrën e përgatitjes së gatimeve por dhe për memorizimin e përbërësve.
Ankthi dhe emocioni kanë qenë të pranishëm në momentin që ai ka nisur të gatuajë dy recetat e përzgjedhura rastësisht.
Por më pas çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe Erjoni ka arritur të realizojë me sukses gatimet, brenda afatit kohor të përcaktuar.
Ndërkohë që ka nisur të shpjegojë me fjalë recetat e ditës Erjoni ka tentuar të fantazojë për të përgatitur dy pjata të shijshme për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Ai ka gatuar “Salmon me salcë portokalli” dhe “Ëmbëlsirë me gjizë të freskët”.
Nxënësi i shkollës së Hoteleri-Turizmit ka arritur të pikasë elementin kurth në shportën e ushqimeve, të cilin nëse do ta kishte përzgjedhur do ta penalizonte me 20 pikë.
Më pas ka qenë juria e përbërë nga një mësuese, shefi i kuzhinës Bledi dhe zonja Tefta, të cilët kanë vlerësuar me pikë punën e Erjonit.
Ata janë mbështetur në kriteret e përcaktuara më parë për të përcaktuar pikët që ka merituar nxënësi Bardhi.
Erjoni ka mbledhur plot 63 pikë, duke u renditur i pari deri më tani, krahasuar me pikët që kanë mbledhur konkurrentët paraardhës.
Në fund të programit ai është pajisur me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje eletroshtëpiake.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor. Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë nxënësi me më shumë pikë.
Receta e parw, Ëmbëlsirë me gjizë të freskët Përbërësit:Petë Spoliat 1
Vezë 1 e verdhë
Gjizë e freskët 250 gr
Lajthi 100 gr
Mente gjethe
Mjaltë 2 lugë gjelle
Limon cipa lëngu
Sheqer pluhur
Receta e dytë, Salmon me salcë portokalli dhe finokPërbërësit:Salmon 400 gr
Finok 2
Portokall 700 gr
Uthull 30 gr
Kperi 1 lugë gjelle
Kripë
Piper
Vaj ulliri Altis
Gjethe finoku
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
13/6
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23