63-vjeçari u zhduk dy ditë më parë, familja e kërkon në 'Pa Gjurmë'

Shaziman Penko është rasti urgjent, i cili erdhi gjatë transmetimit të emisionit Pa gjurmë në Report Tv, mbrëmjen e djeshme. Shaziman Penko është nga Pogradeci dhe u largua nga banesa e tij më datë 27 mars të këtij viti. 2 ditë më parë 63-vjeçari doli nga shtëpia rreth orës 7 të mbrëmjes, ndërsa ende sot rezulton i zhdukur.

Menjëherë pas humbjes së çdo kontakti me familjarët nga 63-vjecari ata kanë bërë denoncimin në policinë e Pogradecit, por deri në këto momente asnjë gjurmë e tij. Babai i tre fëmijëve u largua nga banesa në lagjen Kala, ne qendër të qytetit, ndërsa të afërmit thonë se prej dy javësh kurohej nga problem me kujtesën.

Zakonisht itinerari i tij i fundit ishte xhiroja në shëtitoren e qytetit, ndërsa atë ditë kishte të veshur një xhup ngjyrë ulliri, pantallona të zeza me vija të bardha dhe një palë çizme llastiku. Familjarët kanë kërkuar përgjatë perimetrit të liqenit më dyshimet se mund të jetë mbytur, por deri tani asnjë gjurmë. Ndërsa kanë pyetur edhe të afërm të 63-vjecarit , se mos ai ka shkuar në fshatin e tij të lindjes në Hamesh të Pogradecit.

As atje nuk janë gjetur gjurmë të 63-vjecarit. Shaziman Penko ditën që doli i la aty telefonin dhe kartën e identitetit.

I humburi Shaziman Penko

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së