65 vjet nga vdekja e
Imzot Vinçens Prendushit

65 vjet nga vdekja e<br />Imzot Vinçens Prendushit
TIRANE- Shqipërinë dhe flamurin kuq e zi e quante të shenjtë “Si dhanti e t'Naltit Zot”. Janë mbushur dje, plot 65 vjet nga vdekja e Imzot Vinçens Prendushit prej vuajtjeve dhe torturave në burgun e Durrësit. I shpallur “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës, Imzot Vinçensi u nda nga jeta më 19 mars 1949. Në përkujtim të emrit dhe veprës së tij, shkolla 9-vjeçare që mban emrin e tij, “Vinçens Prendushi”, dhe Famullia Konkatedrale e Durrësit, kanë organizuar një sërë aktivitetesh ditën e djeshme.

Aktivitetet e shkollës, të cilat nisën në orën 16.00 pasdite, janë organizuar nën kujdesin e veçantë të Sh.T Imzot Rrok Mirditës. Nxënësit e shkollave lexuan dhe recituan krijime të Imzot Vinçens Prendushit, ku mes tyre lexuan edhe poezinë “Kuq e zi” kushtuar 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë. Kjo poezi nis me vargjet:
 
“Fishkllon veri, ushton duhija, 
Bjeshkët për rreth mbushen me borë: 
Por kjo stinë për ne â me orë, 
Qysh se i lule me rrit desht: 
Rriti lulen kuq e zi, 
Qi â ma e bukra e ksajë Shqypni.” 
 
Aktiviteti u ndoq më pas edhe me një kumtesë të Dom Gjergj Metës, famullitarit të Konkatedralës “Shën Luçia”. Më pas aktivitetet u zhvendosen pranë Konkatedrales, ku u mbajt si fillim mesha në orën 18:00 nën drejtimin e Imzot Rrok Mirditës. Aktivitete të tjera artistike vijuan në nderim të klerikut dhe patriotit të shquar Imzot Vincens Prendushit, siç ishin interpretimet muzikore nga instrumentistet Lida Radoja dhe Mira Ikonomi, etj.
 
Kush ishte Imzot Vinçens Prendushi
 At Vinçens Prendushi lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. Shkollën për teologji e filozofi, e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Boton më 1911 në Sarajevë vëllimin e parë të "Visaret e kombit", me titull "Kangë popullore gegnishte" (Veri, Kosovë, Shqipni e Mesme), më 1918 botoi "Fjala e Zotit" si dhe "Grueja shqyptare", më 1924 "Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë", etj. Përktheu gjithashtu disa vepra nga Dante, Wisseman, Slenklevicz, etj. Dënohet pa faj me 20 vjet burg më 1947, dhe pas torturave që iu bënë nëpër burgje, ndërron jetë më 19 mars 1949, i bllokuar nga astma.  

Shkrimi u publikua sot (20.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)