650 titujt e Poradecit i dorëzohen Bibliotekës, e bija: Ishin më shumë, në ’45-ën regjimi i detyroi të grisnin edhe Fishtën! Shënimet e veçanta të poetit

Në hollin e Ministrisë së Kulturës, thuajse çdo libër mban shënimin e tij e mes fletësh bibliotekarët thonë se kanë hasur pulla ...Janë vetëm disa prej 650 titujve, pjesë e Bibliotekës së poetit, shkrimtarit e përkthyesit Lasgush Poradeci, që këtë të premte, me ndërmjetësinë e  Ministrisë, i dorëzohen Bibliotekës Kombëtare.

“Unë kam lindur me këtë bibliotekë në shtëpi, ndarja është shumë e vështirë. Por babai më thoshte: Gjithë këta libra që ti shikon këtu, babi yt i ka në kokë!”, rrëfen Marija, e bija e Lasgushit (Llazar Gusho).

Fjalorë, libra gramatike, tituj studimorë e artistik. Shënimet e Poradecit të japin një ndihmë për të kuptuar diçka më shumë.

“Janë kryesisht në gjuhë të huaj. Libra që flasin për artin e filozofinë. Do tu sugjeroja artistëve të rinj në qoftë se duan të shtojnë kulturën e tyre, të lexojnë veçmas ata që janë në gjuhë të huaj. Veçoj këtu ata në gjermanisht, sepse ai thoshte: Gjermanishten nuk e di! E sundoj! ", thotë Marie Gusho.

“Personalitatea” e Eminescut  siç shkruan poeti është dhuratë nga Akil Eftimiu…një nga përfaqësuesit e Kongresit të Manastirit.

‘Librat i donte të gjithë njësoj. Libri nuk duhet t’i ndahet njeriut për gjithë jetën. ‘Asnjë ditë, pa lexuar një faqe’, më thoshte im atë”, tregon më tej Marie.

Leksionet e “Letërsisë italiane të shekullit të XIX” janë vetëm një shembull i interesit të tij, për krijimtarinë letrare të huaj.

Titujt të tjerë më tej janë në greqisht, italisht, rumanisht, frëngjisht, gjermanisht, ku sigurisht nuk mungon shqipja.

“Këto libra janë mbledhur në Manastir, në Greqi, në Rumani, Gjermani etj., kryesisht para çlirimit, se pas çlirimit babi u bllokua, as u përmend e as nuk shkruajti më”, thotë e bija e poetit.

Një prej titujve shqip është “Antologjia e Letërsisë Shqipe” e Dhimitër Shuteriqit. Një botim i vitin 164, ku poeti bën disa korrigjime lidhur me veprën e tij, si psh vitin e vendin e botimit të dytë të “Vallja e yjeve”...

“Biblioteka ka qenë më e madhe, por në 1945-ën, regjimi i kohës, nxorri një urdhër që do të griseshin të gjithë librat e ndaluar dhe siç thosh mami, ata kanë zbritur në bodrumin në shtëpisë dhe i kemi grisur të gjithë ata libra, Fishtën me “Lahutën e Malësisë”...”, shton më tej.

 

Kjo bibliotekë, i bashkohet të tjerave, si ajo e Lumo Skëndos, me lajmin e mirë, se vitin që pason Aneksi i Bibliotekës Kombëtare,  do të jetë gati së bashku me pajisjet e reja të digjitalizimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 04/11/2022 17:06

    Nje bravo e madhe. Ne praktiken e botes perendimore eshte gjithashtu, qe familje te pasura dhurojne edhe pjese nga pronat e tyre. Nje shembull personal. Me shkollen shkuam per nje seminar 45 minuta jashte qytetit ku studioja. Shtepia ishte dykateshe, me salla e dhoma dhe mbi te gjitha me nje jo oborr, por nja dy -tre hektaper perreth dhe me kopshte fantastike rreth shtepise. Aty morem vesh qe dy motta ia kishin kaluar universitetit ne prones, ja per seninare e aktivitete te tjera shkollore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve