65-vjeçari me sklerozë i humb gruas nga sytë gjatë pushimeve në Golem, zhduket pa lënë gjurmë
Ali Frakulli, një 65-vjeçar u zhduk pasditen së shtunës, më 18 korrik. Ai ndodhej për pushime në Golem të Durrësit, me bashkëshorten dhe vajzën, kur u ngrit papritur nga lokali duke u kërkuar familjarëve se donte të kthehej në Tiranë.
Redaksia 21 Korrik 2020, 22:07 | Përditesimi: 21 Korrik 2020, 22:19
Ali Frakulli, një 65-vjeçar u zhduk pasditen së shtunës, më 18 korrik. Ai ndodhej për pushime në Golem të Durrësit, me bashkëshorten dhe vajzën, kur u ngrit papritur nga lokali duke u kërkuar familjarëve se donte të kthehej në Tiranë. 65-vjeçari para pak ditëve kishte shfaqur shenjat e para të sklerozës, ndërsa u largua në drejtim të paditur. Bashkëshortja e ka ndjekur në këmbë derisa ai i humbi nga sytë.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa vendosën ta denoncojnë edhe në emisionin ’Pa Gjurmë’, këtë të martë, kur mbërritën menjëherë informacionet e para, se 65-vjeçari është parë në të njëjtën zonë ku u zhduk, në Golem të Durrës. Ndërsa një tjetër informacion po aq i rëndësishëm ishte ai i një zonje, që e ka parë ditën e sotme në një nga qendrat shëndetësore, po në qytetin e Durrësit.
Pas këtyre të dhënave e gjithë pista e kërkimeve është përqendruar në qytetin bregdetar, pasi aty është parë në disa zona të ndryshme.
65-vjeçari nuk ka pasur me vete as para dhe as mjet të identifikimit ndërsa kishte të veshur një këmishë ngjyrë blu të hapur, një palë pantallona gri dhe një palë këpucë ngjyrë gri.
Ju lutemi për këdo që mund të ketë informacion të na kontaktojë në të gjitha format tona të kontaktit:
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber