Në mbrëmjen e 67-të radhazi në sheshin para kryeministrisë, protestuesit i bënë Prokurorisë së Posaçme thirrje për hetimin e Ramës.
“Shijo pushimet e fundit në liri! I drejtohemi SPAK me thirrjet hetoni Ramën!”, tha aktivisti Edison Lika.
Një aktivist tjetër vlerësoi punën e SPAK dhe tha se nevojitet më shumë mbështetje, por ndryshe nga parafolësi, kërkoi arrestimin e kryeministrit.
“Duhet t’i japim mbështetje SPAK-ut për të gjithë ministrat që ka arrestuar. E di që nuk është e mjaftueshme, por është shumë në krahasim me atë që nuk kishte ndodhur më parë, kur nuk kishim asnjë zyrtar të lartë para drejtësisë. Ajo që ka bërë SPAK nuk mjafton, por duhet të arrestojë Ramën”, tha aktivisti.
Një tjetër protestues rikujtoi anulimin e ligjit për investimet strategjike si një prej kërkesave më të rëndësishme të protestës.
Pjesëmarrja në protestën e sotme mbeti e vogël duke reflektuar rënien e vazhdueshme të disa javëve rresht. Protestuesit nisën më pas edhe marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.
-
Un se kuptoj pse protestoni spaku fle gjum apo esht prokuroria e pergjithshme nese Edvini e ka shitur edhe nje meter tok pa deklaruar te arrestohet e te shkoj ne Burg e thjesht ket gje duhet te bej spaku
Përgjigju -
PRITJANI KEMBET, POLIPODIT (shumekembeshit) (interesat e pista & te erreta shumeklanore ) QE MBAN PENG TE ARDHMEN E SHQIPERISE! VETEM AI E URDHERON RAMEN TE MOS DOREHIQET! ME TE MAJTET NE PUSHTET & OPOZITEN E PERHERSHME, SHQIPERIA NUK VETE KURRE NE EVROPE!
Përgjigju -
Na çat b....n. Talibanë keq-dashes. Akoma nuk e keni kuptuar pse nuk vijnë t'u bashkohen njerëzit në shesh ??? Po jua a them unë : sepse jeni injorantë të kuq. Shkoni punoni në vend që të derdellisni gënjeshtra.
Përgjigju










Komente
Komento