Mjekët që operuan për hernien një 67-vjeçar në Kosovë janë habitur nga ajo që kanë zbuluar. Mësohet se babai i tre fëmijëve kishte dy organe gjenitale, atë mashkullor dhe femëror. Ky fenomen i rrallë ka tërhequr edhe vëmendjen e britanikes Daily Mail. 67-vjeçari ka lindur vetëm me një testikul ndërsa në spitalin e Kosovës ai ka treguar se prej 10 vitesh ka pasur ënjtje dhe shqetësime.
Sipas mjekëve, personi në fjalë është diagnostikuar me sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS), një gjë e rrallë që ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit të tyre gjenital.
Në literaturën botërore të mjekësisë janë raportuar vetëm 200 raste të tilla. Rasti i rrallë është publikuar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pacienti kishte 10 vjet që vuante nga një gungë që i zmadhohej kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur qëndronte i shtrirë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur atë që nga lindja. Mjekët e diagnostikuan atë me një hernie inguinale, kur indet futen në ijë në pjesën e sipërme të brendshme të kofshës.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)