67-vjeçari nga Kosova me dy organe gjenitale, habiten mjekët gjatë operacionit! Rasti i rrallë tërheq vëmendjen e medias britanike Daily Mail

67-vjeçari nga Kosova me dy organe gjenitale, habiten mjekët gjatë operacionit! Rasti i rrallë tërheq vëmendjen e medias britanike Daily Mail

Mjekët që operuan për hernien një 67-vjeçar në Kosovë janë habitur nga ajo që kanë zbuluar. Mësohet se babai i tre fëmijëve kishte dy organe gjenitale, atë mashkullor dhe femëror. Ky fenomen i rrallë ka tërhequr edhe vëmendjen e britanikes Daily Mail. 67-vjeçari ka lindur vetëm me një testikul ndërsa në spitalin e Kosovës ai ka treguar se prej 10 vitesh ka pasur ënjtje dhe shqetësime.

Sipas mjekëve, personi në fjalë është diagnostikuar me sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS), një gjë e rrallë që ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit të tyre gjenital.

Në literaturën botërore të mjekësisë janë raportuar vetëm 200 raste të tilla. Rasti i rrallë është publikuar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

Pacienti kishte 10 vjet që vuante nga një gungë që i zmadhohej kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur qëndronte i shtrirë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur atë që nga lindja. Mjekët e diagnostikuan atë me një hernie inguinale, kur indet futen në ijë në pjesën e sipërme të brendshme të kofshës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët