69 të vdekur nga COVID në 5 ditë, Tomini: Të pavaksinuar, rriten të shtruarit në terapi intensive! Mjeku Bejtaj: Shtatzënat të vaksinohen, turp historirat me sterilitetin

Në 5 ditët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID 69 qytetarë. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se viktimat kanë qenë të pavaksinuar. Ndonëse theksoi se kemi edhe një rritje të të shtruarve me COVID në terapi intensive, Tomini nënvizoi se situata e pandemisë këtë shtator është më mirë se vitin e kaluar.

"Ka pasur tendencë në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID. Kemi pasur numër të lartë dhe të personave në terapi intensive, shumica të pavaksinuar. Rastet që kanë humbur jetën nga COVID kanë qenë të pavaksinuar. 11 deri në 4 raste të infektimeve janë me 1 dozë. Në përgjithësi rastet e vdekjeve 55-75. Por kemi pasur edhe raste të humbjeve të jetëve te moshat e reja. Vjet kanë këtë kohë kemi pasur dysfish të rasteve aktive krahasur me këtë shtator. Te kjo ndikon edhe Delta. Shtatorin e kaluar nuk bënim as dhe kaq teste. Situata është më mirë tani", tha Tomini.

Kirurgu Ëngjëll Bejtaj duke folur për situatën e pandemisë tha se arma më e mirë kundër COVID është vaksinimi. Ai që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti COVID Bejtjaj tha se bën vepër penale.

"Këta që vdesin sot janë të infektuar para 2 ose 3 javësh. Ky është shpjegimi pse ka shumë vdekje sot dhe pse do ketë më pak në ditët që vijojnë. Vaksinimi është mekanizmi, arma mjeti me të cilën mund të përballesh me pandeminë. Ai  që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti covid bën vepër penale drejtpërdrejt. Se kuptoj  indiferencën e organeve kompetente. Meqë ka vaksinë dalin e thonë pse na detyroni të vaksinohemi, nëse sdo kishte vaksinë do dilnin të thoshin pse ska vaksinë", tha ai.

Kirurgu tha se edhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, ndërsa i quajti të turpshme spekulimet që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Kritika për ministrinë e Shëndetësisë ai ka pasur në disa pika, një prej tyre, kryerjen e një studimi për pacientët në gjendje të rëndë se sa prej tyre ia dalin të fitojnë betejën.

"Edhe vaksinat më serioze japin 95% efekt. Nëse vaksina të mbron 95% edhe përqindja e vdekjeve do jetë shumë më e ulët. Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë.  Sot si kirurg do më interesonte të dija nga të gjithë ata pacientë që për shkak të komplikacioneve kanë qenë rtë detyruar të futen në respiracion, sa prej tyre ka përfitues, jam i sigurt që ska një studim. Kjo do ndikonte në psikologjinë e njerëzve. Numri i atyre që janë në gjendje të rëndë sot, 35% e tyre të nesërmen janë të vdekur.  Ministria sot duhet të dinte sa kanë qenë përfitues ata që janë trajtuar me respiracion. Nëse janë shumë kush janë arsyet, ndiqen me vonesë... Unë kam pyetur kolegët e mi italian, në Itali minimumi 30% e atyre që janë në gjendje të rëndë ia dalin", shtoi ai.

Një grua shtatzënë në muajin e katërt ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. E reja 33 vjeç prej dy ditësh ndodhej e intubuar në spitalin COVID 1. Roza Qoja nga fshati Gjader i Lezhës mbremjen e të martës u paraqit në urgjencën e Lezhës por me përkeqësimin e gjëndjes shendetësore u soll në Tiranë. Roza e 4 muajshe shtatzënë doli me COVID dhe për disa ditë ishte trajtuar në kushte shtëpie. Në spital shkoi kur u ajo rëndua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Vaksina më e preferuar? Tomini: Pfizer dhe Coronavac! Po diskutojmë për dozë të 3-të te personat mbi 65 vjeç

 

Vaksina më e preferuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se ka qenë Pfizeri dhe  Coronavac (kinezja). Komiteti Teknik tha Tomini po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç.

"Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale sigurimi i një stoku që deri në fund të dhejtorit kemi një kontratë të re sa i përket Pfizerit që ndoshta është vaksina më e preferuar. Edhe vaksina kizene ka qenë e preferuar. U pa tendenca e Pfizer për shkak të lëvizjes. Pfizeri ishte më shumë për lëvizje turistike apo për studime. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç", tha Tomini.

Ora 22:10
Gratë shtatzëna dhe vaksina anti-COVID, Ulqinaku: Ta shmangin 3 muajit e parë, më pas mos të hezitojnë! Tomini: Rekomandojmë Pfizer

Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën kundër COVID-19 dhe gratë shtatzëna.

I pyetur lidhur me kohën e duhur të marrjes së vaksinës, Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin vaksinën, megjithatë nuk përbënë problem dhe një vendim i kundërt. Kjo për shkak se embrioni është në një fazë delikate të tij.

Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, tha se pas muajit të tretë cdo grua shtatzëne duhet të marri vaksinën për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Gjatë fjalës së tij theksoi edhe faktin se vaksina nuk ka si pasojë sterilizimin.

0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt. Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar.”, tha ai. 

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini rekomandoi bazuar në sugjerimin e Komitetit taksni të ekspertëve që gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën Pfizer.

“Komiteti teknik i vaksinimit ka rekomanduar që gratë shtatzëna mund të marrin vaksinën gjatë shtatzënisë. Rekomandohet që të përdorin Pfizer.”, u shpreh ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmiri: 01/10/2021 05:23

    E bejm me te thjesht ket tragjedi , Zoti ju vraft ne qoftese genjeni, Zoti ju vraft ne qoftese e hidhni vet virusin Zot mbroje dhe ndihmoje ket popull qe ka shekuj qe vetem vuan,na ndihmo o Zot

    Përgjigju
  • Me covid: 01/10/2021 00:46

    Nuk jan injorante po keshtu ju leverdis,nuk japin asnje informacion per vaksinat,sa muaj te mbron,sa % e te tjera,e shkatrrun kete popull i rrjepen lekuren edhe po vdesin.

    Përgjigju
    • ZDF për ERIN!: 01/10/2021 07:08

      O Ero cke mē zotni,a e ke bo vaksinën ti? Je ok ti nëse e ke bo ske pse trremesh. Tru vaksina ty.Sa per info tê ksaj debiles që flet se ti sje askushi , 4 persona me COVID kam nimu tê kto venet e BE qe sipas teje sdilkan nga shpia.Kam honger e pi ne 1 tavolin e ne 1 dhomë me to ene asnji lloj problemi.FARE. Ti ik mcifu se tvje virus ty ene Tominit.

    • Eri: 01/10/2021 02:59

      Me covid tani te dalin ekspert dhe flasin ti thua ska informacion.Mos e bej dhe mos dil se nuk ka shtet ketu se te kishte shtet ata qe skane bere vaksinen nuk po dalin dot nga shtepia ne BE.

  • D.D: 30/09/2021 23:53

    E nerume znj.Tomini se di pse tregoheni e pa ftyrë kur thoni që kan qenë të pa vaksinum ato që kan nrru jetë. Mthuj sa raste do tê tjap qê personat që kan nrru jetë kan qen plotsisht tê vaksinum. Dhe po ju keni qenë që dolët e that që jan vaksinu plotsisht te gjith personat mbi 60 vjeç. I keni gênjy atêhere ose po mashtrroni tani.zgjidh kush ësht e verteta.

    Përgjigju
  • Pacienti: 30/09/2021 21:51

    Mjere ky popull qe po drejtohet nga injorantet. Po fizioterapisti i kombetares sone te futbollit i ndjerib Ylli Mihali qe i pati marre te dy dozat e vaksines pse vdiq e nderuara zonja Tomini?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit