TIRANE-7 anëtarë të grupit shqiptar të biznesit, janë mandatuar si anëtare të shquar të Parlamentit Europian të Sipërmarrjes, nga Shoqata e Dhomave Europiane të Tregtisë dhe Industrisë.Bëhet me dije se firmëtar i mandateve, Presidenti i Parlamentit Europian të Sipërmarrjes, Richard Veber.Nënkryetari i kësaj strukture, Ilir Zhilla, i ka dorëzuar zyrtarisht grupit shqiptar të sipërmarrjes, mandatimin nga organizimi i Brukselit.
"Sot ka një konçidencë shumë pozitive për grupin parlamentar të biznesit europian sepse porsa na kanë mbërritur dhe mandatet e 7 anëtarëve, të nënshkruar nga kreu i Parlamentit Europian të Sipërmarrjes, Richard Veber. Dhe kam kënaqësinë që të parit t'ia jap kryetarit Nikolin Jaka, gjithashtu nënkryetarit zotit.Ylli Ndroqi, Gjergji Gjika një aktivistët më të mirë të organizatave të biznesit shqiptar, i cili ka krijuar një reputacion të veçantë në Bruksel. Arben Shkodra sekretar i këtij grupi parlamentar që po jep një produkt të veçantë në formalizimin e gjithë kësaj iniciative pozitive. Kemi dhe zotin. Alban Ruli, po kështu një anëtar i spikatur i këtij grupi.Arben Breshani, kryetar i dhomës së tregëtisë së qarkut të Vlorës, nga kryetarët më aktivë të gjithë Shqipërisë së jugut", tha Zhilla.
Sipas tij, janë mandatet e para që merren nga qytetarët shqiptarë, politikanët nuk i kanë marrë akoma, por këto po i merr grupi i parë i përfaqësuesve të biznesit, të përbërë nga 7 përfaqësuesit kryesor.
Por edhe një mision shton Zhilla, që besoj që ky grup do ta realizojë me sukses në përçimin e gjithë direktivave të PE për ekonomitë dhe për integrimin sa më shpejt të ekonomisë shqiptare dhe biznesit shqiptar në kon ceptin e Brukselit.
Brenda një kohë shumë të shkurtër, kjo nismë që do të mbrojë interesat e biznesit shqiptar në një moment kaq të vështirë ekonomik, ia ka dalë të hedhë hapa të rëndësishëm në përfshirjen e strukturës europiane.
Grupi shqiptar i sipërmarrjës private, me anëtarësimin në Parlamentin Europian të Sipërmarrjes, synon të zgjidhë problemet e biznesit shqiptar tashmë nën ombrellën e BE-së, por edhe të hedhë hapa të sigurt për të afruar sa më shumë investiorë të huaj në Shqipëri./ATSH/