Shtatë ditë pas inaugurimit të përfundimit të punimeve për rrugën Lin-Pogradec është vjedhur linja e ndriçimit.

Autor/ët mësohet se kanë kryer vjedhjen e kabullit gjatë natës, ndërsa ende nuk ka asnjë të ndalur.

Policia njofton se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit që vodhi kabullin e ndriçimit.

Në datë 1 shtator ministri Gjiknuri inauguroi përfundimin e punimeve për këtë aks rrugor.