7 Kandidatët drejt  ‘Operas’, mes tyre edhe ish-Drejtoresha Voshtina, të cilën artistët e donin të shkarkuar! Finalist dhe Gjika, e dinte veten të skualifikuar

7 Kandidatët drejt  ‘Operas’, mes tyre edhe ish-Drejtoresha Voshtina, të cilën artistët e donin të shkarkuar! Finalist dhe Gjika, e dinte veten të skualifikuar

Edi Rama, Elva Margariti dhe Opera

Plot një muaj pas mbylljes së garës për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ministria e Kulturës vendos të presë kandidatët në sallën “Tefta Tashko”, duke bërë në këtë formë edhe të ditur emrat e tyre publikisht përmes prezantimit të pikave kyçe të platformave. Pretendetët finalistë janë primabalerina Adela Muçollari, Abigela Voshtina, Josif Gjipali, Kleanthi Gjika, Arben Skënderi dhe Tomorr Kokona. Ndërsa u bënë me dije edhe emrat e Komisionit për vlerësimin e kandidatëve, që udhëhiqen nga zv. ministrja Meri Kumbe, dy drejtorë Ministrisë së Kulturës Elira Dani dhe Arian Avrazi si dhe dy artistë si ekspertë të jashtëm, Luigi Ferrari dhe Gintatutas Kevisas. Bie në sy fakti që asnjë prej tyre nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me institucionin e TKOB.

Gazetarët u lejuan të marrin pjesë në takim, pa praninë e kamerave, ndërsa jashtë sallës disa nga kandidatët prezantuan pikat kryesore të platformave të tyre.

Prima balerina Adela Mucollari ka paraqitur nje platforme ambicioze dhe gjithëpërfshirësë që synon modernizimin e TKOB nën shembullin e teatrove më të suksesshme në Europë. Hapjen dhe ndërthurjen me ekselenca të tjera të operas dhe baletit si Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik për të krijuar një laborator ëndrrash dhe realizimit të tyre edhe në Shqipëri.  

Zvogëlimi i varësisë nga buxheti shtetit, avancim i strategjisë së marketingut dhe trajnimi i artistëve të rinj janë vetëm disa nga objektivat e drejtores aktuale, Zana Çelës.

Tenori Josif Gjipali, ripropozon kandidaturën e tij pas gjashtë vitesh me synimin për të rritur cilësinë artistike, për të pasur konkurse të hapura e për të shtuar buxhetin. Ai konsideron se ajo çka do ta ndihmojë për të çuar përpara projektin e tij  është edhe fakti se është një njohës i mirë i “Operës” dhe se do të punojë edhe për të ndryshuar sistemin e kontratave aktuale që ai i konsideron si fiktive dhe jofunksionale.

Koreografi Tomorr Kokona, vjen me synimin për të çuar më tej trashëgiminë që i lanë mjeshtrit e baletit si Agron Aliaj.

Ndërsa violinistja Abigela Voshtina, i mëshon ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. Kujtojmë faktin se Abigelë Voshtina ka qenë Drejtoreshë Artistike e TKOB, dhe se ishin vetë artistët e  Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.

Ndërkaq paqartësi në ecurinë e procesit të shqyrtimit të platformave krijon edhe fakti se njëri prej kandidatëve të shpallur si finalistë, trompisti Kleanthi Gjika në një komunikim të pasur me gazetarët pak ditë më parë u shpreh se është skualifikuar nga gara, për shkak se nuk kishte paraqitur asnjë platformë, të cilën ai pretendonte se e kishte gati dhe priste ta dorëzonte.

Ndërkaq pas përzgjedhjes së dy finalistëve nga komisioni, fjalën e fundit për miratimin e emrit që do të drejtojë për një mandat 4-vjeçar “Operën” e ka kryeministri Rama.

Vendimi për ngritjen e Komisionit për vlerëimin e kandidaturave

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!

Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!