7 këshilla të shkëlqyera për një shtatzëni të lumtur dhe të shëndetshme

7 këshilla të shkëlqyera për një shtatzëni të lumtur dhe të shëndetshme

Foto ilustruese

Nëse kujdeseni mirë për veten gjatë shtatzënisë, mund të ndiheni të mrekullueshëm dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

Bright Side bëri një listë të shpejtë me disa këshilla të thjeshta që mund t'ju vijnë në ndihmë. Disa prej tyre mund t'i keni dëgjuar, por nuk është aspak keq që t'ua rikujtojmë.

Ushtrohuni rregullisht

Aktivitetet më të mira janë:

Ecje

Noti

Joga

Pilates

Kontrolloni produktet kozmetike

Gjithçka që vendosni në fytyrë dhe trup gjatë shtatzënisë mund të ndikojë tek fëmija juaj, prandaj zgjidhni produkte që do të jenë plotësisht të sigurt për të dy.

Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit

Menuja juaj duhet të bëhet më e shëndetshme kur të mbeteni shtatzënë. Hani ushqime me fibra: perime, fruta, fasule, drithëra, oriz kaf, kos, fruta! Qëndroni larg mishit ose peshkut të papjekur

Pini sa më shumë ujë

Pini të paktën 10 gota ujë në ditë dhe mbani një shishe me vete kudo që të shkoni. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e përzierjes dhe mbajtjen e sasive të lëngut amniotik në një nivel të shëndetshëm.

Por mos pini asgjë menjëherë para se të shkoni në shtrat, sepse kjo do t'ju bëjë të zgjoheni disa herë gjatë natës për të shkuar në tualet.

Vini krem mbrojtës

Kur jeni shtatzënë, lëkura juaj bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit, prandaj përdorni krem ​​mbrojtës dhe vishni një kapele dhe syze. Disa mjekë madje rekomandojnë që të shmangni qëndrimin në diell.

Zgjidh pozicionin e duhur për të fjetur gjumë

Të flesh në bark është e pamundur. Ju gjithashtu duhet të shmangni shtrirjen me shpinë pasi pesha e mitrës suaj shtyp shtyllën kurrizore dhe enët kryesore të gjakut, gjë që zvogëlon rrjedhën e gjakut. Fjetja në njërën anë me gjunjët e përkulur është pozicioni më i rehatshëm dhe i sigurt. Disa thonë se gjumi në anën tuaj të majtë siguron rrjedhën maksimale të gjakut dhe ushqyesve në placentë, por kjo nuk është e provuar shkencërisht.

Besoni në veten tuaj

Shtatzënia gjithmonë shkakton shumë frikë dhe pasiguri në mendjen e një gruaje. Vetëm mos harroni se ju dhe trupi juaj që ndryshon janë të bukur. Ndryshimi është një pjesë e natyrshme dhe vërtet e gëzueshme e jetës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës