7 kisha mbi 100-vjeçare në Lezhë drejt degradimit, bashkia apel ministrisë: Ndërhyni

Qarku i Lezhës është një zonë e pasur me objekte kulti, që mbartin vlera të çmuara historike e arkeologjike, por fatkeqësisht vëmendja e Ministrisë Kulturës për ti mirëmbajtur këto objekte ka munguar ndër vite.  

Shqetësimi ngrihet nga Specialisti i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës Paulin Zefi, i cili shprehet se vetëm në rrethin e Lezhës janë 7 kisha mbi 100- vjeçare të shpallura monument kulture të kategorisë së pare, të cilat rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre.

Zefi, thotë se të gjitha këto objekte kanë nevojë urgjente për ndërhyrje, ndaj dhe apeli shkon për Ministrinë e Kulturës. Nëse institucionet përgjegjëse do vijojnë të heshtin këto objekti kulti rrezikojnë të humbasin vlerat e tyre.  Ndërkohë e njëjta panoramë si në rrethin e Lezhës është edhe në Mirditë, Kurbin, Shkodër, Malësi të Madhe dhe Tropojë.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja