Në 7 mars, në festën e mësuesit, në qytetin e Korçës atje ku u themelua dhe shkolla e parë shqipe, është çelur për publikun ekspozita "Korça Zemra e Shqiptarisë". Në këtë ekspozitë u shfaqën dokumente të vyer historikë e kulturorë sikurse janë libra që mësoheshin në 'Mësonjëtoren e parë Shqipe.' E gjithë kjo ekspozitë tregon dëshmitë e përpjekjeve për hapjen, themelimin e kësaj shkolle dhe librat të cilat përdoreshin në Mësonjëtoren e parë Shqipe.
Drejtori i arkivave Ardit Bido tregon se jo rastësisht kjo ekspozitë u çel në Korçë atje ku kulmoi dhe u themelua shkolla e parë Shqipe.
"Vendosëm që të prezantonim për publikun një ekspozitë "Korça Zemra e Shqiptarisë " sepse këtu kulmoi, por është një përpjekje e të gjithë kombit që ka nisur më herët në të gjitha trevat dhe kulmoi në Korçë ku u themelua mësonjëtorja e parë shqipe", tha Ardit Bido.
Bido shton se në drejtorinë e arkivave ka të tjera dokumente të cilat tregojnë jo vetëm për Mësonjëtoren por edhe veprimtarinë e personaliteteve, të cilët mundësuan çeljen e shkollës së parë Shqipe.
"Në drejtorinë e arkivave ka dokumente të cilat tregojnë për veprimtarinë jo vetëm të mësonjëtores por dhe të personaliteteve që dhanë kontributin e tyre si Petro Nini Luarasi", Ardit Bido.
Kjo ekspozitë mblodhi qytetarët korçarë të cilët plot interes dhe krenari panë më nga afër ciklin e themelimit të Mësonjëtores së parë Shqipe në qytetin juglindor të Korçës.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi shkatërroi arsimin me universitetet kioska, Berisha: Do ta bëj madhështor, sa të vij në pushtet
7 Mars, 20:50
-
Më shumë se një lule dhe kartolinë, sa po ‘kushton’ festa e 7 marsit?
7 Mars, 17:11
-
Personazh/ Shkëlqim Ruçaj, mësuesi që nuk 'njeh' moshën e pensionit! Pas gjysmë shekulli në arsim, shkruan libra e konsulton nxënësit
7 Mars, 16:54
-
Personazh/ Mësuesi në pension, Ali Sadikaj shërbeu një jetë në arsim: Boja e shkrimit të nxënësve, më e rëndësishme se gjaku i dëshmorëve
7 Mars, 16:28
-
VIDEOLAJM/ 7 marsi, efektivët e policisë së Vlorës shpërndajë lule për mësuesit në shkolla
7 Mars, 16:25
-
7 Marsi/ Zv presidenti i sindikatës apel politikës: Ktheni sytë nga arsimi, nëse jo rrezikojmë të mbetemi pa mësues
7 Mars, 13:12
-
Nxënësit lule e dhurata mësuesve: Urime 7 marsin! Rama: Do ua çojmë pagat mesatare 1 mijë euro
7 Mars, 12:17
-
Sot 7 marsi/ Mesazhe falenderimi dhe lule për mësuesit! Më pak nxënës, por më shumë ngarkesë për ta! Rama: Mirënjohje për dijen që kultivojnë
7 Mars, 07:23
-
DPA çel thirrjet për botime, risi udhërrëfyesi arkivor! Botimet e Arkivave, në përvjetorët e figurave historike
19 Shkurt, 13:37
-
Dorëshkrime e dokumente të De Radës në Shqipëri! Arkivat, marrëveshja me Bibliotekën e Kozencës në Itali
22 Janar, 13:45
-
Romë/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave memorandum mirëkuptimi me simotrën italiane
13 Janar, 15:27
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14