7 mln € evazion në qeverinë e PD
Prokuroria vë nën akuzë Rezar Taçin

Nuk pagoi 6.9 milion euro taksa në komunën Mallakastër, Bashkinë Ballsh dhe detyrim ndaj Albpetrolit, prokuroria i komunikon akuzën Rezar Taçit, administratorit të rafinerisë Armo dhe kompanisë së tregtimit të hidrokarbureve Taçi Oil.

Këto detyrime tatimore sipas hetimeve të prokurorisë rezultojnë të jenë krijuar në 4 vite përfshi periudhën 2009 deri në vitin 2013,  kohë në të cilën Taçi privatizoi Armon dhe krijoi rrjetin e karburanteve Taçi Oil.

Rezar Taçi aktualisht është marrë i pandehur me akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve” akuzë kjo që në Kodin Penal dënohet me gjobë deri në tre vite burg.

Report Tv ka mundur të sigurojë të ndara në zëra detyrimet që Rezar Taçi ka ndaj buxhetit të shtetit ku rezulton se për shumën 967,439,745 lekë, akciza 359,033,973 lekë, taksë karboni në shumën e 25,666,279 lekë, TAP(detyrim dhe penalitete në shumën 34,537,717 lekë dhe detyrim për llogari të Albpetrol në shumën e 565,109,930 lekë.

Prokuroria në hetimet e saj ka arritur  të zbardh dhe skemën se si Taçi shmangte tatimet, ku shpjegon se pasi Armos i bllokoheshin llogaritë bankare, administratori i saj biznesmeni Taçi lidhte marrëveshje negocimi për borxhin për të përdorur llogaritë.
 
Në këto llogari, thotë prokuroria janë qarkulluar miliona euro transaksione dhe hua, por në 4 vite asnjëherë nuk janë paguar tatimet. Prokurori Ndini Tavani nuk ka mundur t'ia komunikojë Rezar Taçit këtë akuzë por avokatit të tij mbrojtës, pasi vetë biznesmeni prej muajsh ka lënë Shqipërinë dhe dyshohet se ndodhet në Zvicër.

Biznesmeni Taçi, familjarët e tij dhe katër kompanitë Armo, Taçi OIL, Kuid dhe Niti Petrolium Company u kallëzuan në prokurori nga Policia e Shtetit për "fshehje të ardhurash", "mospagim taksash" dhe "krijim të skemave mashtruese për të shmangur tatimet".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake