TIRANË - Mark Frroku ndodhet prej 7 muajsh në qelinë e burgut me vendim të Gjykatës së Lartë, por ai vijon të jetë njëherazi edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndonëse mungon që nga koha e dënimit. Zgjidhje për mandatin e Frrokut mund të japë vetëm Gjykata Kushtetuese, por më parë duhet të jetë Kuvendi i Shqipërisë që t’i bëjë kërkesë kësaj gjykate për interpretim.
Kushtetuta e Shqipërisë saktëson në nenin 71 të saj parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit. Sipas pikës së parë të këtij neni. Ndër të tjera, mandati mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3; ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”.
Juristët
Heqja apo jo e mandatit të Frrokut në fakt lë vend për interpretime të ndryshme ligjore. Juristi Sokol Hazizaj sqaron teknikisht se në këto raste e vetmja që ka fuqinë e interpretimit është kushtetuesja. “Sa kohë nuk ka vullnet individual dhe ushtrim të kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nuk parashikojnë ndërprerjen e mandatit për qenien e deputetit në proces hetimi, pra i padënuar me vendim të formës së prerë.
Çdo lloj impenjimi tjetër qoftë edhe i mbrojtjes ligjore të zotit Frrokut, qoftë dhe atij individualisht për të ndërprerë mandatin ose për të konstatuar ndërprerjen e mandatit për shkak të urdhërimeve ligjore të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor janë të paligjshme. Ndërprerja e mandatit nuk ndodh. Ky është një kazus së cilës nuk i ka dhënë zgjidhje Gjykata Kushtetuese.
A ka zgjidhje? Nëse ka zgjidhje është Gjykata Kushtetuese e cila interpreton raste të tilla siç është dispozita referuese neni 71 dhe më pas i kushtetutës dhe nenit respektiv në Kodin zgjedhor”, thotë Hazizaj për Report TV. Frroku u arrestua me vendim të Prokurorisë, pas aktakuzës së drejtësisë belge, e cila e akuzon atë për vrasje në 99-ën si dhe për përfshirje në aktivitete kriminale edhe në Hollandë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
i Frrokut në dorë të Kushtetueses ">