"Të servirësh poezi në pjatën e shijes së artit të kuzhinës”. Kjo është ajo që i është serviruar publikut artëdashës të Lezhës ku tingujt, vargjet e krijimtarisë së poetëve Flutura Açka, Rita Petro, Preç Zogaj, Mhill Marku, Alma Jaku etj., u bënë bashkë në një mbërmje të veçantë poetike....
7 poezi të përkthyera në 7 pjata të ndryshme janë prezantuar si një pikturë përmes shijes së artit te kushinës ku vetë autorët e poezive të përzgjedhura, e gjeten veten në pjatat që ju dedikoheshin secilit prej tyre.
“E provova dhe më shijoi jashtëzakonisht shumë pasi e ka lidhur në mënyrë aq perfekte, fjalët e poezisë me shishin me levrek. Unë shkruaj për detin dhe poezia ime i kushtohet detit”, u shpreh poeti Mhill Marku.
“Shef Fredi më kishte përgjedhur për ëmbëlsirën. Më pëlqeu që ishte ideuar nga luleshtrydhje, boronica dhe nga shurupi i pishës. Poezia ime titullohet art dhe shef Alfredi e kishte bërë vërtet art", u shpreh poetja Alma Jaku.
“Ja shikojeni, pjata ime është lëpirë pothuajse fare dhe aq shumë më pëlqeu. Ishte një përputhje e jashtëzakonshme midis poezisë sime dhe ajo që kishte përgatitur shef Alfred",u shpreh poetja Rita Petro.
Iniciativa e veçantë vjen nga Lezha, teksa ndjesia që përcillet në çdo varg ka frymëzuar kuzhinierin e njohur Alfred Marku të krijojë pjata artistike.
”Pati një impakt të jashtëzakonshëm. Flasim për një risi në Shqipëri. Po flasim për diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë këtu të marrësh një poezi e ta kthesh në një pjatë. Për shembull të marrësh Alma Jakun dhe po mendoja ku t’ja vendos pjatën e saj”, u shpreh kuzhinieri Alfred Marku.
Eventi i veçantë kishte për qëllim që të tregohej lidhja e fortë që ka poezia me ushqimin, por edhe promvimi i asaj çfarë ofron rajoni i Lezhës.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
LIVE- Sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Garë e fortë në Shkodër, PD dhe PS nga 4 mandate deputetësh, në diskutim mandati i 11-të
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18