7 salla operacioni me teknologjinë e fundit, 120 shtretër/ Manastirliu: Nga tetori hapet spitali i ri i kirurgjisë (VIDEO)

TIRANË- Spitali i ri i kirurgjisë në QSUT do të hapë dyert në muajin tetor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi ambientet e këtij spitali, nga dhomat për çdo pacient pajisur me mjete jetike dhe kushte moderne të akomodimit, deri te 7 sallat e operacionit të pajisura me aparatura të teknologjisë së fundit.

"Ky është një projekt që qëndron në thelb të shërbimeve të qytetarëve. Do transformohet spitali i kirurgjisë. Ky është një investim i munguar prej dekadash për kirurgjinë shqiptare. Spitali do të ofrojë shërbime terciare të cilësisë së lartë për ata pacientë që vuajnë nga patologji të vështira, do të rrisë cilësinë e shërbimit duke ofruar më shumë garanci. Ky spital i ri ofron 7 salla operacioni që janë të pajisura me teknologjinë më të sofistikuar. Nuk ka asgjë që ndryshon nga cilësia e pajisjeve dhe infrastrukturës që janë këtu, me ato të një spitali europian në vendet e BE-së", deklaroi Manastirliu.

Ministrja deklaroi se spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretërish dhe rreth 8000 ndërhyrje në vit, për t’i shërbyer 60 mijë pacientëve. Shtimi i kapaciteteve, infrastruktura dhe aparaturat e reja do të krijojnë mundësinë që në kirurgji tashmë të punohet me dy turne, për të ofruar më shpesh shërbimet e ndërhyrjeve kirurgjikale.

"Spitali do të ketë një kapacitet prej 120 shtretërish. Tashmë ka përfunduar instalimi i gazrave mjekësorë, janë vendosur aparaturat e nevojshme dhe mobilimi spitalor është në dispozicion. 8 shtretër do të jenë në dispozicion për akomodimin e pacientëve që parapërgatiten për të hyrë në operacion. Si kapacitet, pritet që numri i ndërhyrjeve që do të kryhen në vit të shkojë deri në 8000 mijë ndërhyrje që do kryhen me një infrastrukturë të re dhe mbi 60 mijë pacientë që vijnë edhe për mikrokirurgji apo shërbime të tjera”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë", u shpreh Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?