TIRANE- Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles së Parë Tiranë njofton se po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga policia e shtetit në protestën e djeshme ku nuk munguan përplasjet.
Mes të arresutarve janë drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë Bojken Abazi, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj
Gjithashtu po sipas prokurorisë është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë.
Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierët, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola. Ata i akuzuan se kanë kryer shembjen e teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi i një viti më parë.
Po sipas njoftimit, nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë në momentin e shembjes së Teatrin Kombëtar.
PROKURORIA TE MARRE NE HETIM DHE edi ramen,,erion veliajn,,dakon,,ate bashkiakun e vlores para lelit,,,,sepse kane shkatarruar keto tre qytete,,,,demi eshte mbi 2 milliard euro....
PërgjigjuRruga për Evropë kalon nga Alfred Leli
PërgjigjuNese dalin fajtore. - Lyli Sales, (drejtesia, e pavotuar nga ne) FOLI. Nese nuk dalin fajtore. - Drejtesia eshte e kapur nga Rama. Pyetja eshte “Pro” apo “Kunder” Drejtesise !, se mbeshteur nga SHBA-BE?! U hutove? S’ka gje, ke qe me Parkun e Lodrave te Liqenit qe je Konfuz, dhe qe nga reforma drejtesise qe je ne panik ;)
Përgjigju