Bashkia miratoi shembjen! Aleanca kallëzon tre inxhinierë: E bënë ekspertizën pa qenë te teatari (SPAK nis hetimin e procedurës)

TIRANE-Aleanca për teatrin kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre tre inxhinierë të cilët kanë qenë pjesë e grupit që ka përpiluar akt ekspertizën dorëzuar në bashkinë Tiranë për prishjen e teatrit kombëtar. 

Të paditurit janë inxhinier Artur Hasantare me funksion përgjegjës sektori pranë Institutit të Ndërtimit, Olsi Nunaj me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit dhe Elbarina Kola me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit.

Kallëzimi është depozituar në prokurorinë e Tiranës ku sipas materialit aleanca kërkon të hetohen pasi nuk kanë kryer një procedurë sipas ligjit dhe nuk kanë pasur target për të kryer këtë ekspertizë.

Aleanca thotë më tej në kallëzim se si këta inxhinierë kanë dalë në konkluzionin se kushtet statike të godinës nuk janë të përshtatshme për kryerje aktivitetesh, kur ata se kanë kryer ekspertim fizik të godinës? Po ashtu shton aleanca në kallëzim akti jo vetëm nuk është real por është akt ekspertimi 2018 i cili është rrëzuar pasi dy tërmetet e rëna teatri nuk pësoi asnjë dëmtim.

"Nga vendimi djeshëm i bashkisë Tiranë. Vendimi ishte qarkullues dhe dokumentacioni, ka një relacion nga një grup inxhinierësh nga Instituti i Ndërtimit, që ka dalë në konkluzionin që godina duhet shembur, nga  inxhinierë që kanë firmosur i kanë referuar aktit të 2018, është marrë për bazë ai dokument dhe mbi bazën e tij, inxhinierët kanë propozuar prishjen objektit.

Tre nga pesë inxhinierët nuk kanë qenë asnjëherë në objekt, një përgjegjës dhe dy specialistë. Këta i kanë propozuar bashkisë dhe këshillit shembjen pa ardhur dhe pa bërë asnjë konstatim, këta nuk janë as pjesë e aktit të 2018, janë të futur rishtazi.

Është shumë e dukshme, që janë të përdorur apo vetëofruar. Mbi bazën e këtij akti këshilli bashkiak vendosi shembjen. Akti është bërë në tavolinë në zyrë, janë përdorur të njëjtat argumente dhe fjalë si në 2018 dhe kanë arritur në një konkluzion që as ata që 2018 nuk e kanë thënë.

I padisim për shpërdorim detyre ndaj tre inxhinierëve të Institutit të ndërtimit. I bëjmë thirrje prokurorisë që të hetojë në tërësi dosjen, pasi Instituti i Ndërtimit ka qenë nismëtari, që doli një aferë e madhe korruptive më pas. Akti është bërë në 13.05. 2020. Aleanca është 24 orë aty dhe asnjë nuk ka ardhur. Inxhinierët kanë prodhuar fakte të rreme. dokumentet rrëzojnë atë që miratoi këshilli dje" tha Aleanca.  

Ndërsa aktori Neritan Liçaj tha se "Ky është një vendim i paligjshëm, i pavlefshëm, dhe komplet i gabuar. Struktura, këshilli bashkiak është e paligjshme, këto janë të paligjshëm dhe vijojnë që të shkatërrojnë cdo ditë. Aty ka firmosur edhe kunati i ish-ministres Kumbaro, që ka ardhur nga Vlora dhe është emëruar shef kulture".

Më herët përfaqësues të Aleancës kanë depozituar dy kallëzime penale edhe në prokurorinë e posaçme SPAK, e cila ka nisur hetimet dhe rezulton se ka tërhequr praktikat e ndjekura deri më tani nga institucionet për të verifikuar nëse ka apo jo shkelje penale.

Kujtojmë që edhe Presidenti Meta dorëzoi dje një padi në Kushtetutese. Pasi qeveria i kaloi godinën, Këshilli Bashkiak në një mbledhje 'urgjente' online mbrëmjen e së enjtes miratoi vendimin për shembjen e godinës, të cilët një grup aktorësh e kundërshtojnë. 

( Kliko këtu ) Kallëzimi i plotë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beqir koci: 16/05/2020 15:31

    Ngrehin pa status te vecant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim