70 kg eksploziv, VIDEO me dron nga momenti kur IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë! Reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike

KAVAJË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, shembi ditën e sotme rreth orës 15:12 minuta me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, godinën 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të botuesit të News 24,  Irfan Hysenbelliu.

Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kishin hapur më përpara 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil.

IKMT thotë se vendimi për shembjen e këtij resorti erdhi pasi ishte pa leje, teksa një fakt i tillë është mohuar nga pronarët. Hysenbenlliu në një lidhje telefonike me News 24 deklaroi se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale dhe politike.

“Unë jam i qartë. Gjithçka që ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh, kemi qëndruar bashkë shpesh. Unë u prononcova tani. Ai bëri një zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe unë i ktheva këtu.

Kjo që bëri sot, nuk më demoralizon. Unë kam provuar edhe ’97 që humba të gjithë importin. Sot me këtë veprim që ka bërë kryeministri i vendit tim tregon si kërkon ta zhvillojë këtë vend. Arkitektët shqiptarë i ka nxjerrë jashtë loje. Ka neveri prej tyre. I dinë shumë mirë veprimet e tij”, deklaroi Hysenbelliu.

Hysenbelliu deklaroi se duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën kryeministri Rama mori këtë vendim me zëvendës kryeministren Balluku.

“Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit. Për të gjitha godinat bashkia e Kavajës merrte taksë, tatimet gjithashtu, punëtorët i kemi pasur të gjithë me sigurime . Pse nuk i bëri këto veprime në shtator kryeministri? Ai vajti dhe i çoi njerëzit barbarisht në mes të pushuesve dhe dha një sinjal.

Një përgjigje ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se shembja e 'Prestige Resort' nuk ka lidhje me goditjen e lirisë së medias, ashtu siç pretendohet nga pronarët, por është një operacion që po merret në kuadër të ndërtimeve pa leje.

Më herët rreth 1 muaj më parë, po në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina në Golem duke ndezur kështu një debat mes mediave të pronarit të resortit, Irfan Hysenbelli dhe autoriteteve. Mediat e Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT. Mirëpo ky i fundit, tha se është shkelur leja e ndërtimit duke theksuar se “askush s’do guxojë të bëjë të fortin mbi ligjin’.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Shembja e ‘Prestige Resort’, çfarë pretendojnë palët! Pronari: Lejen e ka firmosur Rama. KKT: Ishte leje me kushtet qe pastaj nuk u plotesuan

IKMT ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë, në pronësi të botuesit të Irfan Hysenbelliut. Para se shembej godina e këtij resorti, IKMT ndërmori një tjetër aksion para tre muajsh, aksion i cili nisi vetëm me prishjen e pishinës së resortit.

Por çfarë pretendojnë palët mbi këtë aksion?

Botuesi Ifran Hysenbelliu dhe përfaqësues të këtij grupi editorial pretendojnë se shembja e resortit është me prapavijë politike. Sipas Hysenbelliut kjo është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama për shkak të linjës editoriale që po ndjekin mediat të Hysenbelliut 

Që prej aksionit të parë të IKMT-së me prishjen e pishinës, pronarët e ‘Prestige resort’ pretendojnë se resorti ka leje ndërtimi te leshura nga KKT ne data 7.03.2016. Sipas tyre aksioni i IKMT është ndërmarrë në mënyrë të paligjshme, pasi pretendojnë se dokumentet për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.

Por pas prishjes së pishinës së resortit para tre muajsh, pati një reagim nga Ledia Tota, drejtoresha e Agjencia e Zhvillimit të Territorit që kundërshton pretendimet e Hysenbelliut. Në reagimin thuhej se:

 Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.  Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.  Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave", thuhet në reagim.  

Pra sipas AZHT-KKT ''‘Prestige Resort’ i ishte dhënë një leje me kusht dhe dokumenti i lejes së ndërtimit do t’i jepej vetëm pasi të plotësohej dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguheshin taksat përkatëse. Sipas AZHT, ‘Prestige Resort’ nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet dhe prandaj është bërë edhe ndërhyrja'' për prishjen e pishinës, aksion që më pas vijoi edhe me shembjen e godinës së resortit.

Dokumenti i publikuar nga AZHT
Ora 17:00
Shembja e ‘Prestige Resort’, Rama: S’ka lidhje me lirinë e medias, ishte ndërtim pa leje! Investitorët s’do i bëjnë më karshillëk ligjit

1669900824_WhatsAppImage20221201at13.28.20.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së ‘Prestige Resort’ në Kavajë në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Rama thotë se ky operacion nuk ka lidhje me goditjen e lirisë së medias, ashtu siç pretendohet nga pronarët, por është një operacion që po merret në kuadër të ndërtimeve pa leje.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!

Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median. Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi! Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!

Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimit. Të tjerat janë llogje pa lidhje!

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipria si ciflig i nje dore: 05/12/2022 14:00

    Kshu mbillet vetem pasiguri te njerzit dhe bizneset,rames i lumte dora nqs prestigje ka qene ndertim pa leje por problemi qendron pse kaq von,kjo tregon se asnje nuk eshte i sigurt ne shqiperi dhe njerzit prandaj largohen per shkak te ketyre veprime sot me neser duke qene se e ardhmja nuk eshte e sigurt,kjo eshte pergjigja kryesore e emigrimit ne mase sidomos drejt anglise

    Përgjigju
  • pali: 05/12/2022 00:50

    SHUME MIRE bere o edi rama qe i prishe hotelin pa leje te ilir metes,,,,sepse te gjithe e dine qe irfani luan leket e ilirit,,,ku na u be kaq i pasur ky kapter ushtrije,,,qe te ndertoje me miliona euro,,,?????/ dhe jepi urdher I.K.M.T,,,,QE TE PRISHE TE GJITHA NDERTIMET -PALLATE QE NDODHEN NE VIJEN E PARE --DYTE QE NGA FILLIMI TEK PORTI E DERI NE GOLEM-- QERRET PA PERJASHTIM SEPSE JANE TURP I KOMBIT DHE I TURIZMIT.....////asnje meshire per keta shemtues te bregdetit tone te bukur,,,,po te kishim ndertuar bukur si ne kroaci,,,greqi,,mal te zi ,,,sot do kishim arritur ne 40 milion turiste ne bregdet,,dhe 1 milion te punesuar vetem ne bregdet,,,,por hetimi dyhet nisur qe nga 1990 dhe kush ka dhene lejet per ndertim ne bashki e kudo te denohen pa meshire me burg dhe sekuestro te pasurise,,,nuk merr vesh ndryshe ky kodosh milet....

    Përgjigju
  • Kavajsi venali: 04/12/2022 21:36

    T'morsha t'ligat o Edi Rama taksirat e ke mas Irfan katunarit prej skrapari qe u bo ene pronar deti hudhi i çik syt ene ke ai Hotel KAMELIA me 32 Kate te ndertume ne ron Duket si kuçeder

    Përgjigju
  • Populli: 04/12/2022 20:45

    Prapa pristige dhe fafa eshte Liri mones kete e dine te gjithe…

    Përgjigju
  • Luli: 04/12/2022 20:05

    Kam ndertuar nje objekt nje katesh ne vitin 1999. Kam filluar ndertimin e objektit pasi kam plotsuar te gjitha dokumentat sipas ligjit, ato qe i jane kerkuar ketij zotnise. Objektin e kam vene ne pune vetem pasi kam marre lejen e shfrytzimit. Habitem se si ky zotnia, per nje objekt 7-katsh dhe me plot njerez te punesuar, nuk ka plotsuar dokumentacionin ligjor.

    Përgjigju
  • Tironc: 04/12/2022 19:41

    mu bo zemra mal, me leja pa leje , heret apo vone, me qellim pa qellim ai fshatari skaraparit kishte bllokuar reren dhe ishte futur ne det me ndertime. Tani pres qe edhe ajo e atij trimit tjeter qe eshte ne burg per inceneratorin dhe ka dal ne uje ne shetitoren e durrsit te shembet.

    Përgjigju
  • Kik: 04/12/2022 19:40

    Ka leje ndertimi dhe paraqet nje shkrese qe nuk thote gje zoterinj kujdes mund ta kete dhene lejen per ndertim tek toka qe mund te kishe ti por: 1. Objekti nuk eshte ndertuar ne token qe mund ta kishe ne orinesi por ke hyre ne vijen bregdetare. 2. Mire lejeb po hipoteke ke se ke qe ne 2016 ke mvaruar ndertimin pse nuk e ke bere hipotejen kjo tregon se ke shkelur pike 1. Toka ku ke ndertuar nuk eshte e jotja.pike.

    Përgjigju
  • Meri: 04/12/2022 19:39

    Më mirë von,se sa kurr.Institucionet duhet të zbatojnë ligjet me dorë të hekurt,sepse shqiperia po pushtohet nga mafia me pushtet.

    Përgjigju
  • Likja: 04/12/2022 19:16

    Nxireni dhe nga zyrat e ish uzines autotraktori se ka gjashte vjet qe nuk paguan qerane

    Përgjigju
  • Poshtersi: 04/12/2022 19:01

    Rama duhet te mbaj pergjegjesi penale bashke me drejtoret qe kan lejuar te ndertohet ky resort dhe te shembet pas shume viteve, uroj qe irfani mos ta coj ne strasburg dhe pastaj populli ta paguaj demin ekonomik sic pagoi pallatin e bashes ne vlore

    Përgjigju
  • Ska drejtesi: 04/12/2022 18:08

    Jam dakort me shembjen por sjam dakort qe rama ja beri kaq vone pasi fania i prishi terezin,nuk behet shteti me sipas humorit te kryeministrit,fania e kishte hak por rama ska moral per te triumfuar shembjen pasi tirana eshte plot pallate pa leje

    Përgjigju
    • Loni: 04/12/2022 21:47

      Shume ok me ty.dhe jo me larg se te sheshi Skenderbej e bene 7 kate me shume se leja edhe pa e fshehur.Shtet letre me 100 standarte. Po ai pallati 25 katesh ne rer qe ka ngelur i pabanuar pse nuk hidhet ne toke. Sa ndertime ka anes reres qe i kane vete zyrtaret edhe ska shans njeti ti preke me dore.duhet 1 standart per te gjithe.

  • Kavajsi venali: 04/12/2022 17:52

    O Rame t'falt zoti shpirtin me kte qe bone sot! Vjen Irfan oficeri prej katuneve te Skraparit pastron leket e Ilir Metes ene zapton detin me mur si kufini Usa - Mexico Nime po ai KAMELIA 32 katshi ke shkomi kavajes kur do e ket rradhen ?? Zafmet e ke hudhe ne ate

    Përgjigju
  • kavajsi dembabadem: 04/12/2022 16:45

    Po si ka mundesi vje jugsi e bohet pronar ne tokat tona Cunat i shkollon ne Angli me jete lluksi tu bo Me cfare lekesh bohen gjith keto gjona ketu kena njerez qe kane nga nje cerek shekulli jasht tu punu ne amerike itali gjermani qe fitojne pare shume e nje shpi kane e car rrogash i kane te mira me molle se nje president e nuk ndertojne pallate hotele qe kan ardh ne shqipni po ky zotnia me cfare pune dhe lekesh i ka bo kete hotelin ne cfare prone Vallahi duhet me ja pa keto leke s jane me djers a me rruge tjeter

    Përgjigju
    • Genci: 04/12/2022 17:55

      Hysenbelliu pastron parate e Metes. Kete vere beri nje fushate 1 mujore per te denegruar drejtorin e tatimeve se guxoj ti kerkoj 3 milion euro taksa te pa paguara.

  • Qaniu: 04/12/2022 16:45

    I lumt dora, se kur djali ketij pinte e rrihte policet pagoi dhe prokuroret e sberi nje 1 ore burg, madje su be as mediatike, rrahu Policin 63 vjec trimi

    Përgjigju
  • Golem: 04/12/2022 16:16

    Kishte bllokuar qarkullimin e pushuesve nga qerreti ne golem me mur guri rrethues ngritur sipas qejfit

    Përgjigju
  • Vlore: 04/12/2022 15:41

    Hajt per hajer paç kemben e mbare o Irfan

    Përgjigju
    • Zeni: 04/12/2022 17:28

      Terhiqe kemben zvarr o Irfan nga Shengjini deri ne Ksamil o Irfan

  • cuf dabjoni: 04/12/2022 15:39

    kur Hitler filloj te digits librat ne sheshe u perdor nje thenie e Henrich Heines : pas librave e kane radhen njerezit.. Enveri vrau Burrington e motre pastaj vazhdoi deri sa ngordhi..Edvon Neroni e ka deri sa te zhduket Salihi...

    Përgjigju
  • Spiro: 04/12/2022 15:26

    Te denohen edhe zyrtaret qe kane neglizhuar per ndertimin pa leje.

    Përgjigju
    • Brandi: 04/12/2022 17:55

      Jam plotesisht dakord me ju zoti Spiro, idea qe deri tani eshte nderhyre tek korruptuesi jam dakord, po te korruptuarit me pergjegjsi qe kan leshuar leje pas leje kur do ndeshkohen!? Sepse i shofim perseri ne xhiro qe therrasin dhe me ze te lart se jan gati te vet flijohen per te mrojtur ligjin ato ligje qe e kan shkelmuar dit per dit!!! Nuk deshiroj qe nje dite te paguaj un nje gur te hysenbelliut!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?