70 mln euro për mesfushorin, Man.City bie dakord të paguajë klauzolën te Atletico Madrid

70 mln euro për mesfushorin, Man.City bie dakord të paguajë klauzolën te Atletico Madrid

Rodri, futbollisti i Atletico Madrid

Futbollisti i Atletico Madrid Rodri ka informuar klubin se dëshiron të largohet me destinacion Manchester City-n. Duke parë se për 22-vjeçarin kishte interesim nga Anglia dhe Bayern Mynchen At. Madrid është përpjekur të rinovojë, por mesa duket rrugët tani janë ndarë.

Bayern Mynchen më herët ishte interesuar për futbollistin, por vetë Rodri ka informuar të hënën presidentin e klubit të Atletico Madrid, Angel Gil Marin, se dëshiron t’i bashkohet Pep Guaardiolës te Manchester City.

Rodri këtë sezon ka bërë 47 paraqitje për Atletico Madrid dhe ka arritur të shënojë 3 gola, ndërsa ka dhuruar një asisit. Paraqitje të cilat kanë rritur kredencialet e futbollistit, i cili vetëm një vit më parë u ble për 25 mln euro nga Villereal.

Ndërkohë tani sipas mediave në Spanjë që gjejnë konfirmim edhe në Angli, Manchester City ka rënë dakord për të paguar klauzolën e futbollistit. Në ditët në vijim priten të reja të tjera, por 70 mln eurot në drejtim të Atletico Madrid e bëjnë të qartë të ardhmen e 22-vjeçarit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren