Presidenti Bujar Nishani vlerësoi figura kryesore në kuadër të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit.
 
Në ambientet e Teatrit të qytetit të Gjilanit, u organizua të enjten aktiviteti përkujtimor në kujtesë të 70-vjetorit të Masakrës së Gjilanit, ku u masakruan mbi 8000 burra, gra, të rinj dhe fëmijë shqiptarë.
 
Ky aktivitet përkujtimor u zhvillua në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” që organizohet për të 24-in vit radhazi nga Komuna Gjilan në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve, të rënë përgjatë rrugëtimit të gjatë për liri dhe mëvetësi.
 
Me ftesë të Kryetarit të Komunës Gjilan, Lutfi Haziri, në këtë aktivitet mori pjesë një përfaqësi e Institucionit të Presidentit të Republikës, Sekretari i Përgjithshëm, Florjan Nuri dhe Këshilltari për Rajonin i Presidentit, Flamur Gashi, të cilët dorëzuan dekoratat e dhëna nga Kreu i Shtetit, Bujar Nishani.
 
 
Në këtë ceremoni u përkujtuan dhe u nderuan me titullin e lartë “Nderi i Kombit” liderët dhe organizatorët e rezistencës, intelektualët e shquar, Halim Orana, Mulla Idriz Gjilani dhe Esat Berisha, ndërsa me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” u dekoruan edhe personalitete si Hetem Haziri, Rifat Baftjari dhe Ymer Myqybaba.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)